Fundi xhins: kombinime perfekte per pranveren dhe veren
Xhinsi po perjeton nje periudhe madheshtie vitet e fundit. Nga pantallonat, xhaketat, kemishat, fundet e fustanet… nese jane xhins, jane shume ne mode.
Kombinimet që mund të provoni për një rezultat vërtet tërheqës? Ne kemi grumbulluar mbi 20 pamje të ndryshme nga fashion-istet. Hidhini nje sy dhe merrni pak frymëzim.
- Ndër fundet xhins më moderne është ai me butona, edhe më mirë nëse janë metalizato. Kombinimi perfekt? Provoni me një bluzë me jakë, ose një kemishë. nuk do të zhgënjeheni.
- Nëse preferoni diçka më të veçantë sesa xhinsi klasik blu, përqendrohuni tek e zeza. Kombinojeni me një t-shirt. Veshja për një dalje me shoqërinë u krye!
- Një tjetër siguri e madhe e veshjes pranverore mbetet e gjithë veshja xhins, duke zgjedhur një fund dhe një këmishë xhins, ndoshta të stolisur me qëndisje dhe stampime.
- Këpucët bëjnë një ndryshime rrënjësor në stilin e të veshurit. Nëse zgjidhni atlete ose çizme të shkurtra, do keni një pamje më sportive. Këpucët dhe sandalet me taka ju japin një pamje me “serioze”.