Janë kthyer të punojnë, por publiku i tyre është kilometra larg. Pas muajve të tërë izolim dhe me kursimet drejt fundit, geishat janë kthyer të ofrojnë performancat e tyre tradicionale në një platformë të kohës siç është ZOOM.

Përveçse t’i rikthejnë në punë, performancat në këtë format “online” synojnë të zgjerojnë klientelën mes të rinjve, ndërsa pagesat janë ulur në minimum. Klientët zakonisht janë burra të pasur e në moshë, të ulur në sallat tradicionale me stola të drunjtë, por sot ata e ndjekin performacën e zonjushva nga ekrani i komjuterit, duke tentuar ta shohin situatën sa më normale.

Japonia arriti t’i shpëtojë më të keqes së koronavirusit, por pandemia ka ndryshuar shumë mënyrën e jetesës, përfshirë edhe festat e geishave. Pavarësisht konceptit perëndimor për geishat, këto të fundit nuk janë punonjëse seksi, por argëtuese, performuese shumë të zonjat të kërcimeve tradicionale japoneze, të instrumentave apo lojrave të ndryshme.

Thuajse gjithçka në repertorin e tyre, që nga kërcimi, te bisedat, te servirja e një filxhani me sake për klientët, bie ndesh me rregullat e distancimit social për shkak të pandemisë. Situata ka qënë shkatërruese për geisha si Chacha, të ardhurat e së cilës avulluan dhe tashmë pret ndihmën ekonomike qeveritare: “Zakonisht, ne jemi të zëna në prill, maj dhe qershor. Por, këtë vit nuk kishim asnjë festë të vetme”.
Gjendur në këtë situate, shërbimi “online” është e vetmja formë mbijetese për këto performuese të cilat shpresojnë një kthim sa më të shejtë te tradita, sapo rregullat ta lejojnë një gjë të tillë. / a2news