Më mirë të thuash një gënjeshtër (për mirë) apo të vërtetën (që mund të dhembë). Jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mënyrë dhe shpesh është e vështirë të përcaktohet se cila sjellje mund të jetë më e drejtë. Le të lemë yjet të na ndihmojnë të sqarojmë paksa sjelljet tona.
Dashi
Ju nuk mund ta kuptoni nevojën që disa njerëz kanë të tregojnë gënjeshtra. Për ju, në jetë duhet të jeni spontane dhe te sinqertë, duke thënë qartë se çfarë mendoni. Për ju është e natyrshme të thoni se çfarë mendoni dhe nuk e mendoni dy herë, duke mos marrë parasysh se e vërteta jote mund të dëmtojë dikë. Nëse miqtë tuaj duan një mendim objektiv dhe të pakushtëzuar për diçka, ata e dinë se mund të mbështeten tek ju.
Demi
Jeta mund të jetë e thjeshtë: pse ta ndërlikoni? Ju nuk doni ndërlikime dhe nuk i thoni gënjeshtra për një arsye të mirë, sepse e dini se, nëse zbulohen, mund të kesh probleme serioze. Ju vetëm thoni të vërtetën kur kërkohet, veçanërisht nëse e dini se mund të dëmtojë dikë. Ju nuk e ndjeni nevojën për t’i bërtitur botës se ç’është e vërtetë, mënyrat tuaja të veprimit i përcjellin qetësi të tjerëve.
Binjakët
Është më e fortë se ti: nuk mund ta tregosh plotësisht të vërtetën dhe gënjeshtrat janë buka jote e përditshme. Ndonjëherë ju e thoni të vërtetën me dijen se dikush mund të lëndohet. Ju pëlqen të luani me të vërtetën për të parë se si reagojnë të tjerët. Zakonisht keni tendencën për të gjetur lehtë kur të tjerët po gënjejnë.
Gaforrja
Ndonjëherë edhe ju keni tundimin për të treguar disa gënjeshtra që të dilni nga disa situata të pakëndshme, por jeni shumë të frikësuar që dikush mund t’ju zbulojë dhe kështu shmangni shpikjen e fakteve jo reale. Ajo që bëni ju, megjithatë, është të fshihni realitetin. Nuk thoni asgjë për disa fakte që ju i dini shumë mirë, me shpresën se kurrë nuk do të pyeteni për këtë. Kjo gjë ju shtyn të besoni se njerëzit e tjerë gjithmonë fshehin diçka nga ju, por nuk është kështu.
Luani
Besnikëria, ndershmëria dhe sinqeriteti janë ndër vlerat më të rëndësishme të jetës suaj dhe për këtë arsye është e lehtë të kuptosh që gjithmonë zgjedh ta tregosh të vërtetën, me çdo kusht. Për ju kjo është një çështje nderi dhe do të duket e pavlerë të thuhen gënjeshtra, edhe nëse ato konsiderohen për mirë. Dhe pastaj gjithmonë pyesni veten se si një gënjeshtër mund të konsiderohet për mirë. Është e drejtë që çdo e vërtetë të sillet në dritë në mënyrë që çdokush të mund të marrë përgjegjësinë.
Virgjëresha
Gënjeshtra krijon çrregullim dhe ju e urreni mungesën e rregullit. Prandaj, duhet të tregoni të vërtetën në mënyrë që të vendosni rregull dhe qartësi. Nuk jeni mosbesuese, por nuk është e lehtë t`ju marrësh nëpër këmbë, sepse i kushtoni vëmendje fjalëve që përdoren nga ata që ju tregojnë diçka të paqartë. Kureshtja ju shtyn t’i bëni shumë pyetje bashkëbiseduesit tuaj për të kuptuar objektivitetin e fakteve.
Peshorja
Edhe pse shenja juaj është e lidhur me kërkimin për të vërtetën, duket një paradoks që gënjeshtrat e mira janë shpikur nga një eksponent i shenjës suaj zodiakale. Ju mërziteni nga mosmarrëveshjet dhe konfliktet dhe jeni të mendimit se, më mirë së zbutje të së vërtetës, është shmangia e saj. Gënjeshtrat tuaja janë kaq të dukshme saqë shpesh zbulohen dhe është mirë të buzëqeshni kur të kapeni duke gënjyer.
Akrepi
Në momentin kur ju thoni një gënjeshtër (qoftë e mirë apo e keqe), kjo bëhet e vërteta për ju dhe ju nuk pranoni që dikush t’ju akuzojë për gënjeshtra. Edhe kur zbulohen gënjeshtrat tuaja, ju bërtisni, qani, dëshpëroheni dhe betoheni duke i bindur se keni thënë të vërtetën. Kjo është arsyeja pse jeni gjithmonë të kujdesshëm ndaj të gjithëve dhe hetoni për të gjetur se çfarë fshehin: mendoni se ata veprojnë si ju.
Shigjetari
Duke qenë një shenjë zjarri, zakonisht veproni me impulse. Ju mendoni se një gënjeshtër e vogël mund të jetë më e dobishme sesa një e vërtetë e jashtëzakonshme. Kjo sepse s’mund t’i shihni njerëzit që ju interesojnë të vuajnë. Zakonisht ju prireni të gënjeni kur duhet të fshihni diçka që zakonisht gjykoni të jetë imorale te të tjerët, si tradhtia. Gënjeshtrat tuaja janë afatshkurtra.
Bricjapi
Ju nuk keni frikë nga e vërteta dhe gjithmonë e pranoni atë me një shpirt luftarak. Nuk është zakoni juaj për të treguar gënjeshtra, sepse ato nuk do t’ju lejojnë të planifikoni më mirë veprimet tuaja të ardhshme. Preferoni sinqeritetin dhe nëse dikush ka mbetur keq, mendoni se mund të jetë e dobishme për ta forcuar. Megjithatë, shpesh ju akuzojnë se jeni i pandjeshëm dhe i pashpirt.
Ujori
E vërteta shumë herë ju mërzit dhe kjo është arsyeja pse ju vendosni të tregoni gënjeshtra për një qëllim të mirë që mund t’i bëni ditët tuaja më shumë zbavitëse. Në fakt, ju pëlqen të improvizoni dhe ju pëlqen ideja që të kujtoni gënjeshtrat që i keni thënë. Ajo që ju intereson më së shumti është dëgjimi i gënjeshtrave imagjinare të të tjerëve kur e dini shumë mirë të vërtetën.
Peshqit
Tuajat nuk janë gënjeshtra, por vepra fantastike arti, fryt i imagjinatës dhe fantazisë suaj. Në fakt, gënjeshtrat tuaja janë kaq fantastike dhe sureale sa nuk ju besojnë. Nuk e kufizoni veten për të gënjyer, por shpikni situata që kurrë nuk kanë ndodhur, duke i pasuruar ato me detaje që i japin dritë krijimtarisë suaj. Kur dikush ju zbulon, filloni të qani dhe të përpiqeni të merrni rolin e viktimës, që ke qenë i detyruar të gënjesh për të mirën e të gjithëve.