Gjeli i detit, nje mish i pasur me vlera ushqyese te shendetshme

Mishi i gjelit te detit pemban triptofan, një aminoacid esencial per trupin e njeriut. Ky aminoacid nuk mund te sintetizohet nga vete organizmi. Ai vepron si nje bllok ndertues ne sintetizimin e proteinave. Po keshtu permban mineralin e seleniumit i cili jep një kontribut te çmuar ne parandalimin e kancerit.

Disa keshilla te vlefshme per te pjekur nje gjel deti perfekt.

  • Seleniumi ndihmon ne riparimin dhe sintezen e ADN-se ne qelizat e demtuara, te ndaloje zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe tě ndihmojë ne veteliminimin e tyre, nje mekanizem mbrojtes qe perdor organizmi per t’u ruajtur nga zhvillime tumoriale dhe anormale.
  • 100 gr gjel deti ofron një sasi seleniumi, qe perben 30% te nevojave ditore per një person.
  • Gjeli i detit eshte gjithashtu burim i pasur i vitamines B-niacin, e cila ndihmon ne normalizimin e nivelit te sheqerit ne gjak. 100 gr mish gjeli deti, jep rreth 22.5% te nevojave ditore per niacin.
  • Permban hekur i cili eshte nje mineral i domosdoshëm sidomos pe anemiket apo personat qe kane humbje te flokeve.
  • Po keshtu permban dhe zink, proteina, kolagjen dhe pak kolesterol. Vetem duhet te beni kujdes te mos konsumoni lekuren e tij, pasi ka mjaft yndyra te ngopura, shume kalori dhe kolesterol.
  • Ne 50 gr lekure gienden 83 mg kolesterol dhe rreth 270 kalori.

Si ta gatuajme:

  • Qe te shmangim yndyrat e teperta do te ishte e mire t’i jepnim nje vale dhe lëngun e perftuar ta linim jashtë te ftohej, ne menyre qe te hiqnim yndyren qe ngel sipër.
  • Po kështu menyra e gatimit ka shume rendësi: e pjekur e mbeshtjelle me leter alumini ne një temperature jo shume te larte (pasi çlirohen lëndë kancerogjene), ose me vaj ulliri siper (jo me gjalpe).

Mesoni: Menyren me te thjeshte per te pjekur gjelin e detit, duke klikuar ne kete link.

femra-moderne.com