Oktapodi, nje ushqim i pasur dhe i cmuar per shendetin

Oktapodi eshte nje ushqim shume i pasur me vlera te larta ushqyese. Prandaj po ju japim disa arsye pse duhet ta konsideroni nje ushqim te cmuar.

Oktapodi, si gati të gjithë prodhimet e detit, është pa yndyrë dhe i ulët në kalori. Një racion prej 90 gr oktapod ka më pak se 150 kalori dhe më shumë se 25 gr proteina. Oktapodi është plot me disa lëndë ushqyese kryesore, sic janë mineralet më të rëndësishme për organizmin dhe vitaminën B-12. Që të merrni më të mirat e oktapodit si ushqim, është e rëndësishme ta gatuani në mënyrë të shëndetshme. Mesoni ketu se si te gatuali Oktapod me dafine dhe limon.

Oktapodi permban:

  • HEKUR: ne vetem 90 gr oktapod mund te marrim gjysmen e sasise se hekurit qe nevojiten per te formuar rruazat e kuqe dhe per te parandaluar anemine.
  • SELEN: nje mineral me veti antioksiduese dhe detoksifikuese te pazevendesueshme ofrohet ne 100% te nevojave tona ditore ne vetem 90 gr oktapod.
  • PROTEINA: oktapodi eshte i pasur ne proteina me vlere te larte biologjike.
  • VITAMINE B6: nje vitamine qe luan rol kyc ne sistemin nervor dhe kardiovaskular, gjendet me bollek te oktapodi.

A PERMBAN OKTAPODI KOLESTEROL?

Nder prodhimet e detit, oktapodi permban me pak kolesterol dhe ofron 1/4 e nevojave ne acide lyrore omega 3, te cilat ndihmojne metabolizmin e kolesterolit dhe parandalojne rritjen e tij ne gjak. Gjithsesi, kolesteroli i marre nga prodhimet e detit nuk rezulton ne rritje te kolesterolemise. keto produkte nuk perjashtohen nga menyja e keshilluar per te gjithe ata qe vuajne nga semundjet e zemres, perkundrazi!

femra-moderne.com