Guret e çmuar zbulojne personalitetin tuaj

Perla, rubini, diamanti, topazi blu, ametisti, peridoti, aquamarine, tourmalina rozë, tanzanite apo citrine: zgjidhni nje nga guret e çmuar qe ju propozojme dhe me pas lexoni se çfare domethenie ka preferenca juaj, rreth tipit tuaj

Perla


Jeni dinjitoze dhe krenare. Jeni të mençur, bamirës dhe shpesh të pastër në shpirt. Ju jeni të qetë, të dashur dhe mendoni përpara se të flisni. Perla gjithashtu tregon se mund të jeni pranë një momenti transformimi.

Rubini

Preferoni gurin e rubinit? Ju jeni pasionantë dhe plot gjallëri. Gjithmonë jeni të zhurmshëm dhe dini si t’i bëni dikujt t’i vlojë gjaku. Ju jeni energjik dhe dini të luftoni për atë që doni.

Diamanti

Jeni njerëz të fortë, të vendosur dhe krenarë. Ju jepni forcë tek njerëzit rreth jush. Vetë “diamant” do të thotë “i pathyeshëm” dhe të pazbutshëm. Jeni të patrembur dhe guximtar. Aventura të reja mund të hasni gjatë gjithë rrugëtimit tuaj.

Topazi blu

Personat që preferojnë këtë gur të çmuar janë të qetë, kursimtarë, reflektojnë shpesh dhe shijojnë momentet e qeta në jetë. Ju jeni të fortë dhe aftësitë tuaja në komunikim janë pa të meta. Këto aftësi janë gjithmonë në dispozicionin tuaj.

Ametist

Nese keni zgjedhur këtë gur, ju jeni të gjallë. Në jetë ju vendosni nderin përpara çdo gjëje. Ju beni figurë shumë të mirë si prind, por mos harroni të bëni edhe qejf ndonjëherë.

Peridot


Nese zgjidhni këtë gur të çmuar, ju jeni kurioz nga natyra dhe keni tendencën të reflektoni gëzim. Peridot-i është disi misterioz dhe i rrallë.

Aquamarine


Nëse zgjidhni këtë gur të çmuar, ju me shumë gjasa jeni të tërhequr nga oqeanet dhe tepër të mëshirshëm. Debatet tuaja janë të gjalla dhe parapëlqeni aventurat ekstreme. Keni nje lidhje te vecante me Hënen.

Tourmalina Rozë


Njerëzit e tërhequr nga ky gur janë të butë, të ndjeshëm dhe të mëshirshëm. Ata priren të jenë të sinqertë, por kjo nuk do të thotë se keni karakter të butë.

Tanzanite


Nëse keni zgjedhur këtë numër ju jeni të ndjeshëm, të mprehtë dhe plot pasion. Ju keni aureolë të fortë dhe njerëzit duan shumë t’ju qëndrojnë pranë. Ky lloj guri është përdorur shpesh në eksplorimet psikike. Nëse ju jeni tërhequr nga kjo, ju atëherë keni nevojë të besoni tek instikti juaj. Ai nuk gabon shpesh tek ju.

Citrine


Ju karakterizoheni nga luhatja e humorit dhe jeni shumë kreativ. Ju gjithashtu jeni të ngrohtë dhe të dashur. Ky gur përfaqëson freskinë. Njerëzit që preferojnë Cirtine, kanë aftësi të mira në punën në grup. Ju jeni lloji i personit që shkëlqeni përmes reve të errëta.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search