Historia e trishtë e 8 Marsit dhe pse mimoza është simbol i kësaj dite

E keni pyetur veten se pse mimoza – kjo lule me topa të vegjël në ngjyrë të verdhë – është kthyer në lulen simbolike të 8 marsit? Pse është lulja më e zakonshme që dhurohet në këtë ditë të veçantë për gratë?

Shumë nga ju mund ta dinë historinë e trishtueshme se pse është vendosur që 8 marsi të kthehej në Ditën e Gruas. Në vitin 1908, pikërisht në këtë datë, 129 punëtore të një industrie në Nju Jork, mbetën të vdekura në një aksident, ndërkohë që protestonin për kushtet e papërshtatshme të punës në të cilat ishin të detyruara të punonin. Që atëherë, 8 marsi është bërë dita zyrtare e cila i dedikohet grave.

Po përse, mes aq shumë llojeve të ndryshme të luleve, është zgjedhur pikërisht mimoza si dhuratë për këtë ditë?

 

mimoza3

Sipas disave, arsyeja është sepse në afërsi të fabrikës së djegur në vitin 1908 rritej pikërisht një peme mimoze. Megjithatë, hipoteza më e pranueshme është më tepër me karakter historik se sa simbolik. Kanë qenë pikërisht gratë italiane që e kanë përzgjedhur  mimozën si “lulja e grave”. Në vitin 1946, Bashkimi i Grave Italiane, kërkonte një lule që të mund të kremtonte festën e parë të gruas pas përfundimit të luftës. Zgjedhja ishte gati e detyrueshme, pasi mimoza është një nga të paktat lule që lulëzon në fillim të marsit.

mimozEdhe në vendin tonë, mimoza është dhuruar për një periudhë të gjatë kohore për festat e 7-8 Marsit, pasi edhe çelja e kësaj luleje përkon në këtë kohë. Përvec kësaj kishte edhe avantazhin që nuk kushtonte shumë.

Ju keshillojme te lexoni edhe: 8 Marsi: Çfarë lulesh të dhuroni sipas domethënies së tyre

femra-moderne.com