Ne horoskop ai eshte ujori? Eshte nje mashtrues joshes intelektual.
Mashkulli i jetes tuaj mund te jete para syve, por ju nuk e dalloni dot. Ja si ta gjeni ne nje menyre “astrologjike”.
Sapo të indetifikoni shenjën zodiakale që iu intereson, lexoni interpretimin. Do të dini si të veproni për të mos prishur një situatë interesante, ose nëse ai nuk ju pëlqen, do t’ia dilni të prishni lidhjet përfundimisht.
Dashi: Një që bëhet copë!
- Kur Dashi vendos “këtë e dua”, nuk humb kohë. Shpreh konsiderata të prera, të bën një ftesë për të bërë një shëtitje, do të bëjë të kuptoni që është i shumëanshëm, dhe do kërkojë të vërë në prak-tikë të gjitha menjëherë. Përçapjet e tij mund të duken tepër ndërhyrëse dhe haptaz fare, dhe do të përpiqet t’ju përfishijë në angazhimet e tij. Dëshira për t’ju bërë për vete është e madhe po aq sa vrulli.
- Nëse ai ju pëlqen, demonstrojani se nuk ju frikëson, që s’ju vjen keq për inisiativën e tij, që admironi karakterin burrëror dhe mënyrën e tij të veprimit, të drejtëpërdrejtë dhe pa lajka. E gjithë kjo me kusht që ju të jeni e sigurtë në vetvete dhe në parashikimet tuaja, sepse nëse më vonë ndryshoni mendje, ai do të zemërohet dhe s’do të jetë e lehtë që ta nxjerrë inatin.
- Nëse ju duket i padurueshëm, mos u largoni me pretekse të kota. Dashi është pak lodhës, por besnik, do t’i pëlqente të dëgjonte t’i thonit një ‘jo’ të qetë dhe të shqiptuar ndershmërisht nëse nuk doni të vazhdoni, me një arsye të vërtetë dhe të besueshme, të paktën në aparencë.
Demi: Një qejfli i paskrupullt
- Hijerëndë ose thjesht me një buzëqeshje të gëzuar, mashkulli i Demit premton, në përgjithësi, një aventurë të zjarrtë në simbol të mirëqenies. Shfaqet me humor të mirë dhe propozime konkrete, nga një drekë e shijshme në një natë pasionante dashurie. Ashtu si Akrepi, mendon me qejf për seksin, por mbetet me humor të mirë edhe pa të.
- Nëse ju pëlqen, duhet të përpiqeni ta mbani larg, ndryshe rrezikoni t’i jepni shumë hapësirë dhe ai do të bëhej mbytës, duke shkatërruar kështu situatën. Kur të keni vërtetuar se bashkë me të mund t’iu dedikoheni aktiviteteve që për ju janë më të pëlqyerit, do të zbuloni një person simpatik dhe të thjeshtë.
- Nëse ju duket i padurueshëm, do ta keni të vështirë për ta larguar sepse një nga të metat e Demit është kokëfortësia. Nëse ai të do me këmbëngulje, duhet t’i flisni në mënyrë të qartë dhe serioze, pa i lënë mundësinë që të rimarrë fjalën.
Binjakët: Një simpatik i pabesueshëm
- Ja mashkulli që s’duhet t’i besoni kurrë, është i bindur që e gjithë jeta është një lojë e madhe, që problemet nuk ekzistojnë dhe se përgjigja e vetme e mundshme është një ‘po’. Posedon një fantazi fenomenale kur dëshiron të marrë ndonjë gjë, qoftë ajo një bionde e bukur, apo një objekt i rrallë. Ju premton shumë dhe mban pak, por e bën me zemër.
- Nëse ju pëlqen, duhet të keni të qeshurën gati, të dini t’i falni menjëherë gënjeshtrat e vogla dhe premtimet që s’janë mbajtur, dhe mbi të gjitha mos mendoni se mund të mbeteni miq dhe mund të takoheni për ndonjë kinema, për ndonjë mbrëmje seksi të shkujdesur.
- Nëse ju duket i padurueshëm mundet, sidoqoftë, që t’i përgjigjeni dhe të zbaviteni me batutat dhe idetë e tij të çmendura, sepse një bisedë miqësore është gjithmonë e pëlqyeshme. Por bëjani menjëherë të ditur, që s’keni ndërmend të vazhdoni më tutje. Në fillim s’do t’ju besojë, pastaj do të verë zemrën në paqe dhe do të ikë pa inat.
Gaforrja: I qetë dhe i turpshëm
- Jashtëzakonisht i qeshur, i druajtur dhe xhentil. Gaforrja nuk ka asgjë nga i dashuruari i zakonshëm “latin lover” që përdor të gjitha taktikat për të arritur abjektivin. Për të joshur një femër përdor më shumë gjestet se fjalët, pra mos prisni nga ai një lumë deklaratash ekzaltuese.
- Nëse ju pëlqen dhe keni damar ëmbëlsie, përgjigjuni me fjalë të sjellshme dhe tregoni se e kuptoni qetësinë e tij. Por nëse objektivi juaj është të je-toni emocione të shkurta, keni gabuar tipin.
- Nëse ju duket i padurueshëm, sepse nuk ju pëlqen mashkulli lajkatar, ose ju vë në siklet një njeri i qetë, mos shfryni ashpër. Nuk do t’ju kuptonte, do të mbetej keq dhe në fakt nuk e meriton.
Ekzistojnë sjellje dhe aspekte të karakterit që shfaqen në mënyrë themelore të njëjta për të gjithë personat e lindur në të njëtën shenjë zodiakale.
Luani: Një narcizist zemërgjërë
- Ecje e lehtë dhe madhështore, vështrim krenar dhe indiferent. Luani ka pamjen e atij që shqetësohet vetëm sepse hapin e parë duhet ta bëjë mashkulli, por në intimitetin e tij do të donte të shtrihej në diell me një sërë femrash përreth që ta përkëdhelin dhe ta admirojnë. Fatmirësisht dembelizmin e kompeson me shumë zemërgjerësi, kërkon vëmendjen tuaj, ju habit me ide ekzaktuese dhe origjinale për të bërë përshtypje, pa i parë shpezimet.
- Nëse ju pëlqen tregojini pjesën më të mirë dhe të sigurtë tuajën, por mos e teproni. Tregojini se po bini tek këmbët e tij, mundohuni të përcaktoni ndonjë vlerë të tij, dhe bëjeni të kuptojë hapur që e keni vënë re. Por jini të kujdeshme dhe mos e ekzagjeroni, sepse mashkulli Luan nuk do ta duronte dyshimin e të qenurit i tallur nga të tjerët.
- Nëse ju duket i padurueshëm sepse doni të rrini në paqe, pa dashur që të jeni gjithmonë të disponueshme dhe të përkryera, përgjigjuni me një argument me të vërtetë të besueshëm, mjaft që ti ta bësh me shumë takt. Në një rast të tillë nuk do të ngjallen ndjenja ofendimi ose sedre të sëmurë dhe ai do të tërhiqet me lezet.
Virgjëresha: Një kursimtar racional
- Shfaqet përgjithësisht me një kostum jo taman të modës së fundit (pse ta flak kur është akoma i mirë) afrohet qetësisht dhe butësisht, me ndonjë hezitim, dhe kur vendoset në një pozicion strategjik shfaq fillimisht një indiferencë të qartë, dhe pastaj thotë një frazë të studiuar, por jo gjithmonë e përshtatshme për situatën. Mos e keqkupto, mund të jetë vetëm një çështje turpi ose karakteri i tij racio-nal që nuk shkakton gjë.
- Nëse ju pëlqen mos ndaloni në detaje dytësore, si moda dhe netët e çmendura. Nëse e pranoni afrimin e tij dhe i përgjigjeni me qetësi dhe pa dyshim, mund të kaloni një periudhë me të vërtetë të këndshme me një që, edhe në situatë boshe, mund t’ju japë shumë nga pikëvështrimi afektiv.
- Nëse ju duket i padurueshëm vlen gjithmonë këshilla: “Befasojeni me efekte të veçanta”, do të mbetet i çorientuar dhe ndoshta i tmerruar nga ideja se duhet të përballojë ekstravagancën dhe telashet.
Peshorja: I përkryer, por kujdes
- Mashkulli Peshore që nuk i pëlqen parashikimet është lehtë të dallohet, kur shihni njërin që për shumë ditë ju ndjek, por nuk lëviz, është ai. Duhet të dini se, për të mos pasur probleme, është i gatshëm të heqë dorë nga “gjahu” i vet. Kështu, në përgjithësi duhet të jeni ju ajo që po shkoni drejt tij, dhe mjerë ju po nuk patë një afrim tepër klasi.
- Nëse ju pëlqen e në raste të rralla e bën ai hapin e parë, mos reagoni me shumë vrull, do të trembej. Me të duhet të tregoni maturë dhe diplomaci. Vlerësoni ngjyrën e tij, dhe flitni për shijet tuaja. Vetëm kështu ai do t’ju dë-gjojë me durim të madh.
- Nëse ju duket i padurueshëm sepse ju duket si i pajetë ose sepse pas 5 minutash bashkëbisedimi, demonstron se është pak pedant dhe kritik në krahasim me gjithçka dhe të gjithë, mjafton që t’i thoni se jeni në humor të mirë dhe s’doni të shkatërroheni nga asnjeri. Do të largohet, ndoshta me ndonjë mërmërimë, dhe nuk do ta shihni më.
Gjithashtu ju ftojme te lexoni:
https://femra-moderne.com/horoskopi-tiparet-e-karakterit-sipas-shenjave/
Akrepi: Tërheqës, por i rrezikshëm
- Përgatituni të rrini pa gjumë dhe duhet të dini që objektivi i tij është pothuajse gjithmonë intimiteti, por jo ai i shkujdesuri, me idenë se pas tij mund të mbeteni miq, por ai që të mbështjell komplet dhe që kërkon fantazi dhe disponim. Një eksperiencë që do t’ju lërë të kënaqur, por të rraskapitur.
- Nëse ju pëlqen e mbi të gjitha jeni të gatshme të jetoni momente intensive, përvëluese, sa për ta filluar jepini një buzëqeshje të perënduar, por jo shumë, ndryshe ju lë menjëherë. Mbani mend gjithmonë se, po të la ty, do të gjejë një tjetër, përpiquni kështu të mos përzieni ndjenjat.
- Nëse ju duket i padurueshëm ai dhe pamja e tij tinëzare, nëse nuk ia dilni ta largoni me një vështrim plot mospërfillje, drejtojuni me disa fjelë refuzuese, duke shmangur polemikat në mënyrë absolute. Logjika e Akrepit mund t’ju bëjë që të bini në dashuri me të, dhe të mbeteni keq. Përfundimisht, s’ia vlen barra qiranë.
Shigjetari: Kapadai, gati ndërhyrës
- Hap i butë dhe i shkathët, vështrim viligjent që të kontrollon ty dhe gjithë situatën, sepse nuk do të humbë asnjë të re, propozime të krisura dhe aktivitet pa fund. Shigjetari është udhëtari që të bën për vete. E bën me simpati, sepse është po-thuajse gjithmonë i bindur se s’është nevojshme të marrë mendimin tënd, ai mendon se të tjerët bien gjithmonë dakort me të.
- Nëse ju pëlqen mund të kaloni një periudhë zbavitëse dhe stimuluese, nëse e bëni të kuptojë se prisnit taman një person si ai për të jetuar emocione të paprovuara. Do t’ju transmetojë tërë entuziasmin dhe vrullin e tij. Pa dyshim ai ka sensin e aventurës. Nëse të frikësojnë aktivitet e rrezikshme, hiqni dorë menjëherë.
- Nëse ju duket i padurueshëm, mos u përgjigjuni tamam, sepse do t’ju mbulonte me një lumë fjalësh që do t’ju çonte në rraskapitje.
Bricjapi: Një siguri për t’u zbuluar
- Si simbol i superioritetit të tij, edhe në plazh mban nën krah një gazetë ekonomike. Ecja është e sigurtë, sytë e thellë dhe seriozë. Fillimisht ju drejton pak fjalë, dhe pastaj ju vëzhgon me shpejtësi ty dhe gjërat e tua. Në fund i bie ndërmend se ka ide të qarta.
- Nëse ju pëlqen, s’duhet të bëni tjetër përveçse të jeni vetvetja. S’ka asgjë të keqe t’i mbash qëndrime, nëse ai heq maskën dhe refuzon gjithçka. Nëse je në prag argumentash intereante, godite me armët e duhura dhe të diskriminimit. Në mes të tjerash, shfaq një feminilitet të ëmbël, pa e tepruar. Bricjapi i ashpër dhe autoritar do të bjerë në këmbët e tua.
- Nëse ju duket i padurueshëm, para se ta refuzoni, shikojeni dhe një herë. Nën një lëkurë të ashpër mund të fishihet një njeri i dashur. Nëse edhe herën e dytë vendos që s’bën, atëherë injoroje. Koherent siç është, do të tërhiqet me edukatë.
Ujori: Mashtruesi joshës intelektual
- Antikonvencial, pëlqen të ndryshojë rolet, të revolucionarizojë traditat dhe rregullat shoqërore, që do të thotë se do t’ju japë një shenjë. Do vijë te ju duke ju habitur dhe duke ju bërë për vete me intelegjencën, dinakërinë dhe diskutime kudër rrymës. Takimet e tij parashikojnë shumë joshje mendore, ironi dhe preokupacione, pak romantizëm dhe pothuajse fare pasion.
- Nëse ju pëlqen, tregojini se e pranoni këtë lojë nxitëse dhe ngacmuese të roleve anasjelltas. Përdorni çfarëdolloj argumenti mjaft që të jetë origjinal dhe stimulues. Gjëja që do t’ju joshë tek ai është sjellja lozonjare.
- Nëse ju duket i padurueshëm, sepse nganjëherë bëhet i ftohtë dhe pak opurtunist, mbani dhe ju një qëndrim të prerë dhe kërkojini vazhdimisht që mos t’ju shqetësojë. S’do ta presë mirë, por se sa të këmbëngulë, më mirë ikën.
Peshqit: Marrëzisht romantik
- Është i ndjeshëm, romantik dhe i vëmëndshëm ndaj të veçantave, stabilizon me femrën e tij ndjenjën e bashkëpunimit dhe s’i pëlqen lufta. Mund të shfaqet në plazh me një mini-impiant CD, vetëm që t’ju bëjë të dëgjoni këngët më romantike.
- Nëse ju pëlqen, para se të bini në sensualitetin e tij, bëjani fitoren pak të vështirë, nxisni fantazinë e tij dhe ai do t’ju vlerësojë më shumë, sepse megjithëse do të donte t’ju bënte për vete, më shumë nga suksesi fizik i menjëhershëms, i intereson loja e joshjes.
- Nëse ju duket i padurueshëm, mos i shfryni ashpër. Para kaq shumë xhentilese do të ishte shumë e gabuar. Pak a shumë thuajini që gustot tuaja janë larg me të tijat. Nëse këmbëngul, sqaroi problemet. Ai shumë shpejt do të zhduket.