Astrologjia ndikon në mënyrën tonë të veprimit, edhe kur zemërohemi. Në varësi të kohës së vitit në të cilin kemi lindur, do të sillemi ndryshe: ka nga ata që nuk mund ta mbajnë veten, ata që ruajnë një qetësi të caktuar dhe ata që preferojnë të ikin. Kjo është mënyra se si çdo shenjë zodiakale vepron kur është e zemëruar.
Dashi
Dashi është një shenjë e pasionuar në gjithçka që bën dhe kur është i zemëruar ai nuk përmbahet. Sa herë që sheh diçka që nuk i pëlqen, ai acarohet aq shumë sa i lë pa fjalë ata që e rrethojnë. Për fat të mirë këto sulme zemërimi nuk zgjasin shumë.
Demi
Demi është një shenjë e qetë dhe racionale. Arrin të mbajë nën kontroll zemërimin. Pasi situata bëhet intensive demi do të shpërthejë dhe do të thotë gjithçka që mendon, madje edhe ofendon. Zemërimi i tij zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk harron kurrë atë që ka pësuar.
Binjakët
Binjakët janë shumë komunikues dhe të lumtur, por mjerë kush i zemëron ata. Arma e tyre janë fjalët, me të cilat ata mund të largojnë një person, duke hedhur ofendime të mprehta dhe inteligjente. Duke qenë shumë intuitiv, ata bëjnë vëzhgime të shkëlqyera, në mënyrë që t’i përndjekin “armiqtë” e tyre për një kohë të gjatë me këto fraza.
Gaforrja
Kur një gaforre zemërohet, ndihet i lënduar më shumë se sa i ofenduar dhe bëhet shumë nervoz. Në rast se është ende i provokuar në ato momente, ai mund të shpërthejë në lot. Ai beson se është keqkuptuar dhe llastohet derisa gjithçka të shkojë siç thotë ai.
Luani
Luani është një shenjë e fortë dhe e vendosur dhe kur ai zemërohet, bën skena të vërteta. Ai nuk do t’ja dije nëse është në një vend publik, nuk mund të përmbahet dhe bën shfaqje dramatike. Ata që presin një falje nga ai pas “shpërthimit” do të bënin më mirë ta harronin. Ai beson se ka gjithmonë të drejtë dhe nuk do ta poshtërojë veten duke kërkuar falje.
Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë racionale dhe zemërohet rrallë. Në shumicën e kohës e mban veten, e vetëdijshme për të qenë paksa shumë “thumbuese”, por vjen një pikë ku ajo shpërthen. Do ta kujtojë gabimin e vuajtur për muaj dhe muaj me radhë dhe nuk do të humbasë një mundësi për t’u “hakmarrë”.
Peshorja
Peshores nuk i pëlqejnë grindjet dhe përplasjet teatrore, preferon të shprehë zemërimin në mënyrë të qetë, që të mos ketë shumë vëmendje dhe të mos duket vulgare. Kjo gjë e bën atë të duket tepër demokratike, kështu që askush nuk e kupton se kush janë njerëzit që ajo nuk mund të durojë. Vetëm kur i kërkohet në mënyrë të drejtpërdrejtë çfarë është e gabuar, mund të hapet vërtetë.
Akrepi
Akrepi është shenja më e zymtë e zodiakut dhe është më mirë të mos e zemërosh. Ai mund të identifikojë të gjitha pasiguritë e të tjerëve dhe t’i përdorë ato në favor të tij për të fyer gjatë një lufte. Për më tepër, ata që e bëjnë atë gabim, ai do t’i konsiderojë armiqtë e tij për jetë.
Shigjetari
Shigjetari arrin të mbajë gjithmonë një distancë të caktuar nga gjithçka që e rrethon. Shigjetari kurrë nuk e lejon veten të ndikohet në një mënyrë aq të thellë sa të mërzitet. Që ta zemërosh atë duhet të bësh diçka vërtet serioze. Kur zemërimi i tij shpërthen nuk kursen asnjë, ndihet i tradhtuar dhe nuk mund të falë.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë me ide shumë të qarta dhe kur zemërohet nuk ka frikë ta zbulojë atë, madje edhe me koston e të qenit i ashpër. Eliminon njerëzit që e bëjnë të çmendet ose ata që i shkatërrojnë rutinën e përditshme të jetës së tij. Ai është i aftë të falë, por vetëm kur të kuptojë se gabimi i bërë është kuptuar me të vërtetë.
Ujori
Ujori është një shenjë që duket se jeton në një botë të vetën. Atij nuk i pëlqen të luftojë dhe kjo është arsyeja pse në vend që të përballet me një konflikt, ai preferon të zhduket, duke prerë çdo lloj marrëdhënieje me personin që e ka dëmtuar atë. Ai nuk ka energji për të përballuar një mosmarrëveshje, më mirë preferon të ndryshojë drejtim.
Peshqit
Peshqit lindin ëndërrimtarë dhe dëshirojnë një botë të mbushur me romancë dhe ndjenja pozitive. Kur ata zemërohen, bëhen pothuajse vetëshkatërrues, aq shumë sa të vënë në skenë drama të vërteta. Ata nuk mund të mbajnë negativitetin dhe vështirë se do të marrin iniciativën për të zgjidhur një konflikt.