Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa rekomandime për prinderit me fëmijë të vegjël:
- Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
- Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
- Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
- Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
- Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
- Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
- Duhet t’u jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
- Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
- Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
- Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
- Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
- Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
- Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.