Ramazani ka filluar dhe per ditet ne vazhdim myslimanet rreth e qark botes do jene duke agjeruar ne respekt te Muajit te Shenjte.
Kur prishin agjerimin cdo mbremje ne perendim, ata e festojne me darkat e quajtura iftar, duke u ndjekur nga syfyri. Por para se te fillojne me vaktin e plote, eshte zakon qe ne fillim te konsumojne hurma Arabie, pas nje dite te gjate agjerimi.
Hurmat e Arabise kane qene per nje kohe te gjate ushqim kryesor ne kulturen dhe kuzhinen e Lindjes se Mesme, duke qene se jane edhe fruta indigjene te Irakut, gadishullit arabik dhe Afrikes se Veriut. Por gjate Muajit te Ramazanit keto fruta marrin nje kuptim te vecante.
Perpara se te fillojne me iftarin cdo nate, besimtaret myslimane e thyejne agjerimin e tyre me hurma Arabie (eshte tradite qe te konsumojne 7 copa te frutit te embel, ndonjehere shoqeruar me qumesht ose kos). Thuhet se Profeti Muhamed e thyente agjerimin e tij me hurma Arabie dhe tradita eshte kalaur brez pas brezi per shekuj.
Receta: Hurma Arabie te mbushura me gjize, arra dhe mjalte
Por, pervec kuptimit fetar dhe kulturor, hurmat e Arabise jane plot vlera shendetesore qe jane vecanerisht te nevojshme pas shume oresh agjerim. Per shkak te permbajtjes se larte me sheqer, hurmat e Arabise furnizojne me nje energji te menjehershme agjeruesit e keputur.
Nivelet e ulta te sheqerit, dhimbja e kokes dhe lodhja jane te zakonshme ne fund te dites dhe pertypja e disa hurmave para iftarit mund te ndihmoje ne tretjen e ushqimit ne vaktin e madh.
Permbajtja e larte e fibrave gjithashtu ndihmon ne krijimin e ndjesise se ngopjes, duke siguruar qe nuk do te hani me teper sec duhet gjate nates.
Ja perse hurmat e Arabise jane kaq te rendesishme gjate agjerimit dhe pse konsiderohen si simbol i Muajit te Ramazanit!
Lexoni edhe:
https://femra-moderne.com/hurmat-e-arabise-vitamina-dhe-vlera-pa-fund-per-organizmin/
femra-moderne.com