Ja se si janë formuluar shampot specifike për çdo lloj floku

Ja se si janë formuluar shampot specifike për çdo lloj floku dhe cfare duhet te dini rreth shampove

Normalë

Eshtë floku që nuk paraqet probleme të veçanta, por që duhet ndihmuar që në larje dhe të ruani atë gjendje ekuilibri që mund të prishet shumë lehtë nga sulmet e jashtme. Shampot për flokët normalë përmbajnë agjentë hidratues dhe rigjenerues. Shpesh janë me origjinë natyrale si ekstraktet e mentes, të çajit jeshil, të grepfrutit, pjalmit të bletëve, vitaminë C.

Të thatë

Të varfër me yndyrë ose të thatë nga sulmet e përsëritura të jashtme (kontakti me kripën, klorin, përdormi i tharëses me temperaturë të ngrohtë, ekspozimi i zgjatur në diell), flokët e thatë duhet të lahen me delikatesë. Shampot specifike përmbajnë agjentë hidratues dhe ushqyes, si vajra bimore dhe vitamina E. Për veprimin e kombinuar të këtyre agjentëve trajtues, floku bëhet më i butë dhe i shndritshëm.

Të yndyrshëm

Në rastin e flokëve që priren të ngjisin pas kokës, mirë është të ndërhyni me një shampo që normalizon sekrecionin yndyror të tepërt duke sjellë agjentë tkurrës, pastrues dhe tonifikues. Më mirë nëse kanë origjinë bimore.

Të përzier

Të yndyrshëm dhe të thatë te majat, flokët e përzier janë pothuajse të vështirë për t’u trajtuar. Shampot specifike, me përbërës si vitaminën B5, i pastrojnë flokët me delikatesë dhe në të njëjtën kohë i ushqejnë dhe i zbusin majat e prishura.


Lexoni edhe: Ja se cfare duhet te dini rreth shampos


Flokët kaçurrel

Flokët kaçurel dhe ato të drejtë priren të humbasin elasticitetin dhe të dridhen. Shampot specifike, me agjentë hidratues dhe substanca si silikoni, e izolojnë flokun nga lagështira, pengojnë efektin kaçurrel dhe u japin kaçurrelave elasticitet dhe butësi, ndërsa flokët e drejtë i ndihmojnë për t’i mbajtur në një ekuilibër të përsosur.

Të gjatë

Flokët e gjatë janë të vështirë në krehje dhe në pjesën e poshtme të majave hollohen së tepërmi dhe janë të thatë dhe të prishur. Shampot specifike përmbajnë agjentë hidratues dhe mbrojtës, proteina që derivojnë nga kolagjeni, ekstrakte bimore, vitamina B5, të afta për të zbutur dhe ristrukturuar majat e prishura.

Të hollë dhe delikatë

Janë flokë delikatë dhe priren të thyhen. Ato mund të gjejnë forcë dhe volum falë shampos që përmban agjentëve ripërtëritës dhe substanca silikonike të cilat, duke u grumbulluar te flokët, i bëjnë më të fortë.

Të trajtuar

Lyerja, permanenti, shtrirjet, mund të rrezikojnë ekuilibrin e flokëve, duke i tharë dhe dobësuar. Shampot për flokët e trajtuar i hidratojnë dhe ushqejnë, ju lejojnë të rifitoni forcën dhe butësinë. Ekzistojnë edhe shampo specifike për flokët e lyer që përmbajnë filtra Uv dhe vitaminë E.

Me zbokth

Shampot kundër zbokthit ndërhyjnë duke pastruar flokët pa i acaruar. Përmbajnë agjentë antibakterialë dhe antimikrobikë, si piroktoni dhe zinku prirition.


C’mund te beje kamomili per floket?


Flokë që priren të bien

Në rast rënieje të përkohshme, që shkaktohet nga ndërrimi i stinëve ose nga faktorë të tjerë (dieta të forta, stres, lodhje, marrje ilaçesh), duhet të përdorni një shampo që t’i risjellin bulbit, pjesës ku lind floku, elementë ushqyes për t’u dhënë flokëve më shumë forcë. Në shampot kundër rënies të pranishëm janë edhe agjentët antioksidues, që i mbrojnë flokët nga sulmet e radikalëve të lirë dhe disa ekstrakte bimore për të rigjeneruar flokët e prishur.

Për larjen e shpeshtë

Ka situata në të cilat flokët kanë nevojë të lahen shpesh, edhe përditë. Janë ato raste kur merresh me sport, ose në verë që djersin. Në këto rrethana përdorni një shampo specifike për larjet e shpeshta. Kjo shampo është e dobishme sepse nuk i lë flokët të dobësohen. Shampot që përdoren përditë e kanë PH të ngjashëm me atë të lëkurës në mënyrë që të respektojë ekuilibrin e flokut pa e ndryshuar.

femra-moderne.com