Aktorja Jennifer Aniston ndihet shume e lajkatuar nga titulli qe i ka dhene revista “People”. Sigurisht qe ajo eshte nje nga femrat me te bukura te Hollywood-it, por 47 vjecarja u surprizua jashte mase pasi nuk e priste kete vleresim.
Kjo eshte hera e dyte qe Jennifer merr kete titull. Ajo nuk është vetëm e bukur nga ana fizike dhe shpirtërore, por është edhe një qenie njerezore mjaft frymëzuese. Peandaj mendojme se Jennifer është zgjedhje perfekte për këtë çmim.
Bashkëshortja e Justin Theroux, më 29 prill do të publikoje edhe komedine e saj te fundit “Mother’s Day”, nderkohe qe me 2 Maj do të jete personazhi i kopertinës se revistës “People”.
Ne brendesi do jete edhe nje interviste e saj, ku aktorja ka folur hapur në lidhje me martesën e saj si dhe do tregoje keshillat personale se si e ruan akoma bukurine, si dhe sekretet se si ka mundur te sfidoje kohen.
Le te presim daljen e numrit te radhes se revistes “People” per te zbuluar fakte te jetes se saj te lumtur bashkeshortore dhe per me teper sekretet e bukurise qe ka mesuar me kalimin e viteve.