Kek me banane dhe vaj ulliri

Nese keni disa banane qe u ka kaluar koha dhe jane pjekur me shume se sa duhet, ja nje recete per te bere nje kek te thjeshte e te shijshem

Ju ka ndodhur ndonjehere te blini banane dhe te mos i konsumoni brenda afatit te pershtatshem? Ato pikat e zeza mbi lekure, embelsia dhe butesia e tepert e tulit te frutit nuk ju pelqen, prandaj keni perfunduar duke i hedhur ne kosh? Gabim qe s’duhet ta beni perseri. Ju mund t’i shtypni dhe te beni kete buke te emblel, ose kek. Mund ta konsumoni si mengjes, shoqeruar me kos frutash, recel ose nutella. Mund ta konsumoni edhe si snack mes vakteve. Shume i mire edhe per femijet.

S’ju mbetet gje tjeter vecse ta provoni.

Perberesit

  • 1 ¾ filxhane miell
  • 1 ½ luge caji sode buke
  • ¾ luge caji kripe
  • 3 veze te medha
  • 1 ½ filxhane sheqer
  • 1 filxhan me banane te pjekura dhe te shtypura (rreth 2 banane)
  • ¾ filxhan vaj ulliri extra i virgjer

Menyra e pergatitjes

  1. Parangrohni furren ne 350°. Merrni nje tave me permasa 9x5x3 dhe sperkateni me spray jo-ngjites.
  2. Perzieni miellin, soden e bukes dhe kripen ne ne tas mesatar.
  3. Perzieni vezet, sheqerin, bananet dge vajin e ullirit ne nje tas te madh, derisa te perfitoni nje mase te bute.
  4. Nese deshironi mund te shtoni fruta te thata te copetuara dhe perziejeni.
  5. Derdheni masen ne formen e sperkatur me spray jo-ngjites dhe futeni ne furre per 50 -60 minuta.
  6. Per te pare nese eshte pjekur, provoni te fusni nje kunj dhembesh ne qender te kekut. Nese kunji del i paster, do te thote qe eshte gati.
  7. Nxirreni nga furra dhe lereni te ftohet per 15 minuta.
  8. Kaloni majen e nje thike perreth formes se kekut qe te dali nga tava me lehtesi. Kthejeni kekun ne nje pjate dhe lereni te ftohet plotesisht.

femra-moderne.com