Kjo eshte receta e embel dhe e thjeshte e kekut me kos, te cilin mund ta pasuroni me arra te therrmuara dhe fruta te tjera te thata nese deshironi
Përbërësit:
- 2 gota uji me miell gruri
- 2 kokrra vezë
- 1 gotë uji sheqer
- 2 filxhan kafeje kos
- 2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur (ose vaj ulliri)
- 2 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë
- ½ e lugës së kafesë me sodë buke
- Një lugë sheqer pudër
Përgatitja:
- Si fillim rrihni vezët me sheqerin në një tas.
- Shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, dhe nese deshironi arra te thërrmuara. E gjithë masa përzihet mirë.
- Sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe shtohet mbi masën e përgatitur.
- Brumi hidhet në një formë keku të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.
- Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.
- Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.