Kek me hurma

Eshte koha perfekte per te provuar kete kek me hurma. Markatat (dhe pemet) jane plot hurma ne kete sezon ne vendin tone, prandaj ja vlen ta provojme sa me pare kete recete te shijshme. Ne kete recete kemi zgjedhur ta pjekim ne tavat e bukes, ne menyre qe ta shijojme ne feta, shoqeruar me pak recel ose mjalte. Por ju mund ta pergatisni ne cfaredolloj forme tave qe te pelqeni.

Perberesit:

  • 3 ½ gota mielli i situr
  • 1 ½ luge caji kripe
  • 2 lugë çaji sode buke
  • 1 lugë çaji arrë moskat
  • 2 gota sheqer
  • 1 filxhan gjalpë i shkrirë pa kripe, ftohur në temperaturën e dhomës
  • 4 vezë të mëdha, në temperaturë dhome, rrahur lehtë
  • 2/3 filxhan konjak ose uiski
  • 2 gota pure hurmash (perfituar nga rreth 4 hurma shumë të pjekur)
  • 2 gota arra të pjekura
  • 2 gota boronica te kuqe të thata (ose rrush i thate, kajsi etj)

Pergatitja:

  1. Parangroheni furrën në 180 gradë C. Lyeni me gjalpe 2 tava qe perdoren per te pjekur buken. Ne fund te tavave vendosni nje cope leter furre.
  2. Sitni miellin, soden e bukes, kripën, arrën moskat dhe sheqerin në një tas të madh përzierës. Bëni një pus në qendër të përbërësve të thatë dhe shtoni gjalpin, vezët dhe pijen alkoolike. Perziejini mire te gjithe perberesit. Vazhdoni me purenë e hurmave, arrat dhe boronicat e thata dhe perziejeni serish.
  3. Derdhni brumin në tavat e bukës dhe pastaj vendosini në furrë. Lerini të piqen 1 orë ose derisa te beni proven me kunjin e dhembeve, duke e futur në qendër dhe te dale jashtë i pastër. Lejoni që keku të ftohet tërësisht në tave. Pastaj hiqeni nga tavat dhe shërbejeni.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search