Të gjithë kemi dëgjuar për të famshmin Christian Louboutin. Por me shume se vete ai, jane te famshme kepucet e tij, te cilat jane endrra e cdo femre.
Me lloj-lloj modelesh, formash e ngjyrash, të punuara me finesë dhe elegancë, këpucët Louboutin renditen në vendin e parë në klasifikimin e më të preferuarave nga femrat. Sikur vetem t’i kete ne dollap e t’i shohi here pas here, do mjaftonte per te kenaqur edhe ate grua qe nuk i pelqen takat e larta. Ka nga ato që blejnë me dhjetëra palë dhe nuk i veshin fare. Ndersa ekzistojne edhe raste te rralla si shkrimtarja Danielle Steel, e cila ka 6000 palë te tilla. Por ka edhe më keq: femra që zhyten në borxhe për këto “krijesa” të mrekullueshme.
Ndodh shpesh që femrat bëjnë çmenduri për një palë këpucë Louboutin, çmimi më i ulët i të cilave është 495 euro, ndërsa ai më i larti nuk mund te thuhet, sidomos kur kërkoni këpucë sipas deshirës suaj.
Por cili eshte sekreti i ketyre kepuceve? Keto këpucë “xhevahir” me sholla të kuqe flakë (tipari dallues i markes), bëjnë bujë në të gjithë botën, veçanërisht tek elita, bota e yjeve dhe personazheve te famshem, ne rradhen e fisnikërisë, pervecse ne boten e modes dhe glamour-it. Te gjitha i duan kepucet Christian Louboutin, pasi jane te lehta ne te ecur dhe te rehatshme.
Nderkohe qe famen e ka per kepuce me taka te larta, Louboutin ka ne koleksionet e tij edhe kepuce te sheshta, gje qe e ben edhe me te pelqyer dhe te suksesshem.
Shikoni disa nga modelet e fundit te këpucëve Louboutin dhe cmimet e tyre.