Disa keshilla se si te shijoni udhëtimin!
- Nëse duhet të udhëtoni evitoni udhetimet në orët e nxehta të ditës.
- Mbani gjithnjë me vete ujë.
- Mos harroni kutinë e ndihmës së pare.
- Gjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike, lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë.
- Mundohuni të mos parkoni në diell.
- Në rast të parkimit në diell, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme.
- Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, madje edhe për një kohë të shkurtër në makinë parkuar në diell.
- Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jete jo më shumë se 5 ° C me ambientin jashtë.
- Përpara nisjes çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat ne sediljet e pasme të lidhet me rripin e sigurisë.
- Zgjidhni karrigen e përshtatshme për fëmijët e vegjël dhe lidhini mirë.
- Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
- Kujdes shpejtësinë dhe respektoni kufizimet e saj si edhe largësitë e sigurisë me automjetet e tjera.
- Duhet të dini se 1/3 e vdekjeve nga aksidentet shkaktohen si pasojë e lodhjes.