Me ardhjen e stines se veres, kthehen edhe mushkonjat, insektet bezdisëse që jane një rrezik serioz për shëndetin.
Pervec perdorimit te locioneve te ndryshme qe na mbrojne prej tyre, ose produkteve qe i mbajne larg mushkonjat, ju mund edhe të rrisni bimë që insektet nuk i durojne. Ja cilat jane ato:
Nenexhiku
Insektet si mushkonja i urrejnë aromat e forta. E tillë është edhe aroma e nenexhikut, vaji esencial i së cilit shkatërron mushkonjat. Nëse ju pickojnë mushkonjat përdorni gjethet e nenexhikut për t’ju dhënë çlirim të menjëhershëm.
Rozmarina
Mbani një vazo me rozmarinë në dritare ose në ballkon. Keshtu shtëpia juaj jo vetem qe do të mbajë aromë të mirë, por edhe insektet (dhe buburrecat) nuk do të futen dot brenda.
Borziloku
Vaji esencial i borzilokut mund të mbajë larg mushkonjat për 6 deri në 8 orë. Gjithashtu, nëse ju pickojnë mushkonjat, merrni disa gjethe borziloku dhe fërkoni me to zonën e skuqur. Shume shpejt do vereni permiresim.
Kamomili
Substancat përbërëse të lules se kamomilit janë të padurueshme nga insektet. Kjo bimë mban larg jo vetëm mushkonjat, por edhe buburrecët, akrepat dhe insekte të tjerë.
Livando
Livando ka një aromë të mrekullueshme dhe aftësi qetësuese, por për mushkonjat ajo është një tmerr i vërtetë.
Lemon balm
Kjo bimë e njohur me emrin Lemon balm ben pjese ne familjen e mentes dhe mund të rritet deri në 1.5 metra. Bima përmban vaj esencial citronele, duke e bere ate qe te kete një aromë të fortë limoni, e duke kështu ështe shumë efikase kundër mushkonjave.