Këto janë ditët më të mira për të punuar

Java ka shtete dite, por jo cdo dite eshte e mire per te shkuar ne pune. Një studim ka zbuluar se kur janë ditët në të cilat njerëzit kanë më shumë produktivitet në punë

“Është e rëndësishme të kuptojmë se çdo person punon ndryshe. Disa preferojnë të punojnë 9:00-17:00, e disa të tjerë me orar tjetër. Një përfitim i mundshëm i punës me orar të lëvizshëm është mundësia e punonjësve për të menaxhuar ditën kur niveli i produktivitetit mund të jetë më i lartë, dhe për këta arsye ndihmon në menaxhimin e kohës në mënyrë më eficente”, tha një drejtues i një kompanie në lidhje me kërkimin.

“The Mirror” shkruan se për këtë kërkim u pyetën 2000 punonjës zyrash. Sipas studimit, e marta është dita në të cilën punonjësit ndiheshin se kishin më shumë produktivitet. Kjo ditë ndiqet nga e hëna dhe e mërkura.

Në përfundim u zbulua se koha më produktive për një punonjës gjatë ditës është mes orës 10:00-11:00.  

Start typing and press Enter to search