Raporti i fundit i UNICEF: 1 në 3 fëmijë i pa ushqyer ose obez

Sipas raportit të fundit të Unicef “Kushtet e fëmijëve në botë 2019”, 1 në 3 fëmijë, nën moshën 5 vjeçare është i paushqyer ose obez.

Të dhënat flasin për 149 milion fëmijë me vonesa në rritje, shumë të shkurtër për moshën e tyre, ndërsa 50 milion janë shumë të dobët për gjatësinë e tyre.

Rreth 40 milion fëmijë mbi 5 vjeç janë mbipeshë, ndërsa 2 në 2 nën moshën dy vjeçsre nuk marrin ushqime që ndihmojnë rritjen.

Këta të fundit rrezikohen nga një zhvillim i dobët cerebral, aftësi të ulët në të mësuar, imunitet të dobët, prekje nga infeksionet dhe në disa raste edhe nga vdekja.

Në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, 1 në 7 fëmijë është mbipeshë dhe që nga viti 2000 përqindja e tyre është dyfishuar.

Raporti ndër të tjera konfirmon se, shkatërrimet që lidhen me ndryshimet klimatike shkaktojnë dhe kriza ushqyese. Për shembull, thatësia është përgjegjëse për 80% të dëmeve në agrokulturë, me pasoja në shumëllojshmërinë e ushqimit, por edhe në cilësi dhe çmim.

Start typing and press Enter to search