Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka probleme me shikimin
A e dini se rreth 80 për qind e asaj që fëmijët mësojnë në shkollë mësohet vizualisht? Kjo do të thotë që, nëse fëmija juaj ka një problem të patrajtuar me shikimin, ky mund të ndikojë rëndë në zhvillimin e tij/saj. Prandaj eshte mire te dini se si t’i dalloni disa shenja.
Mos harroni se fëmijët duhet të kenë një kontroll te syve kur te jenë 6 muaj, përsëri në moshën 3 vjeç dhe pastaj kontrolle të rregullta pasi të fillojnë shkollën.
Ja pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin:
- Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
- Fërkon shpesh sytë me duar.
- Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
- Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
- Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon.
Nëse i vëreni këto raste, drejtohuni menjëherë tek mjeku okulist.
A e dini se ka rreth 39 milion njerëz të verbër në botë, por 80% të verbërisë mund të parandalohet apo të shërohet?