Tani mos kini me frike per ato qe femija juaj mund te shohi kur ben kerkime ne Google.
Kompania ka lancuar se fundi versionin e favorshem per femije, duke premtuar heqjen e cdo mundesie qe femija juaj te shoh performancat e fundit te Miley Cyrus , apo cdo foto jo te pershtatshme, nderkohe qe ju s’e keni mendjen se jeni te zene duke bere darken.
Kiddle.co duket nje version i shemtuar i Google, por vetem se ka disa rregullime per femijet. Si background ka nje theme hapsinore dhe nje robot alien prane shiritit kerkues.
Rezultatet e para do jene te perzgjedhura nga vete redaktoret — do jene site te sigurta, në mënyrë specifike per femije. Rezulatet e tjera do jene faqe me gjuhe te thjeshte per tu kuptuar nga femijet, ndersa me tej do vijne site me te pershtatshme per te rritur, por gjithsesi te filtruara nga siguria e Google qe t’i pengoje ata ne ndeshjen me ndonje gje te papershtatshme.
Kiddle premton qe femija juaj do jete i sigurte ne kerkimet e tij. Mund ta provoni edhe vete. Po te kerkoni me nje fjale te papershtatshme, Kiddle do ju kerkoje te ktheheni pas dhe te beni nje kerkim te ri. Edhe nese femija ben kerkime per nje personazh publik qe e pelqen, asnje lajm i turpshem ose i papershtatshem nuk do shfaqet.
Ne kete moshe dixhitale, duhet te pranojme se femijet tane do e fillojne perdorimin e internetit me heret se sa ne. Atyre u duhet interneti per te bere kerkime dhe per te komunikuar me njeri-tjetrin. Edhe pse kemi besim tek femijet tane, ka disa gjera per te cilat eshte me mire qe te mos i japim mundesine t’i shikojne. Fatmiresisht teknologjia po vazhdon te evoluoje dhe ndryshoje per me mire.