Konsumoni caj me lule shege, mbi te gjitha per te luftuar keto shqetesime…

Me perpara perfitimet e sheges kufizoheshin tek kokrrat dhe lengu i saj. Pas disa studimeve te metejshme u zbulua se edhe lekura e sheges dhe lulet e saj jane me vlera te medha shendetesore…

Ekstrakti i marre nga lulet e sheges mund te reduktoje deri ne 70 % lendimet e shkaktuara nga arterioskleroza, qe eshte me e larte nga efektet e lengut te sheges. Por caji nga lulet e sheges eshte nje ndihme e madhe edhe te semuret me diabet, pasi mund te uli nivelet e sheqerit ne gjak. Shega eshte nje frut me vlera te larta antioksiduese dhe ndihmon ne permiresimin e  semundjeve te zemres. Gjithashtu, pretendohet se ndihmon ne luftimin e disa llojeve te kancerit, mbi te gjitha prostates, por edhe ne semundjen e Alzheimer dhe mund te ngadalesoje humbjen e mases kercore ne rastet me artrit. Farat e shegës, lulet dhe lëngu i saj përmbajnë acide me veti antioksiduese, që luanin një rol aktiv kundër diabetit dhe hipoglicemisë. Te dhenat nga studime te shumta, tregojne se lulja e shegës mund të kthehet në një burim të mirëfilltë vlerash për disa industri ushqimore dhe farmaceutike.

Lengu i sheges parandalon dhe kuron keto semundje

Caj me lule shege

Caji nga lulja e shegës

Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë. Ajo mund të kombinohet me çajra të tjerë bimorë siç janë: mentja, kamomili, livandoja dhe trumza. Lulja e frutit nxirret në diell dhe thahet. Ajo bëhet pluhur dhe hidhet në ujë të ngrohtë. Por edhe mund te ziehet ashtu sic eshte.

Cilat jane vlerat e lules se sheges

  • Lulja e frutit të shegës ka vlera në uljen e sheqerit në gjak, prandaj sugjerohet për pacientët që vuajnë nga hiperglicemia dhe diabeti.
  • Ekstraktet e lules ulin nivelet e lipideve dhe glukozës në gjak me 18 dhe 25 përqind.
  • Ekstraktet nga lulja e shegës mund të zvogëlojnë lëndimet që i vijnë organizmit nga forcimi i arterieve me 70%.
  • Fruti i pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron kundër kancerit të prostatës, Alzheimerit dhe reumatizmës.
  • Nje prej antioksidantve qe ka shega ne permbajtje, punicalagina, bën punën kryesore kundër stresit oksidues në organizëm dhe ka vlerat më të mëdha.
  • Studiuesit zbuluan se ekstraktet e shegës dhe në veçanti, lulet e saj mund të pengonin zhvillimin e arteriosklerozës, por ndihmon edhe ne luftimin e kolesterolit te keq.
Lule shege te thara

Lulet e sheges, ilaci kunder arteriosklerozes

Arterioskleroza ose bllokimi i arterieve është një nga faktorët më të lartë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare. Ajo shkakton 50 përqind të vdekjeve në Evropë dhe ndodh natyralisht tek njerëzit dhe është pjesë e proçesit të plakjes. Megjithatë, janë disa faktorë që rrisin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundje: duhanpirja, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti, diabeti, kolesteroli etj.

Tanime ekzistojne edhe kapsula të vogla me pluhur luleshege dhe të konsumohet tre herë në ditë.

femra-moderne.com