Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka bërë historinë duke sjellë vajzën e saj tremuajshe në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
38-vjeçarja u fotografua duke puthur dhe mbajtur në krahë vajzën Neve në “Samitin e Paqes Nelson Mandela”, ndërsa në krah të saj ishte bashkëshorti Clarke Gayford.
Neve shikonte se si nëna e saj mbante fjalim në Asamble dhe babai i saj Gayford, i cili kujdeset më shumë për vajzën, e mbante në krahë.
Ardern është kryeministrja e dytë që ka lindur gjatë kohës që ka qenë në detyrë dhe e ka “justifikuar” marrjen me vete të foshnjes aq larg, për arsyen e thjeshtë se e ushqen me qumësht gjiri.
Ajo mbajti fjalimin e saj debutues në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës, ku theksoi “ndikimin e thellë” të ish-udhëheqësit të Afrikës së Jugut në vendin e saj.
femra-moderne.com