Një fshat vetëm me vajza! Ky është “problemi” në një rajon të Poloni me 300 banorë. Ky vend, prej një dekade po pret lindjen e një djali. Kryetari polak i Miejsce Odrzanskie ka premtuar një surprizë për çiftin që lind djalë në fshatin ku prej me shume se 10 vitesh kanë lindur vetëm vajza.

Autoritetet në fshatin Odrzanskie nuk ditë të argumentojnë se pse nuk kanë lindur djem në fshat që nga viti 2010.
Shefi i zjarrfikësve vullnetarë lokalë, ekip që përbehet kryesisht nga femrat, thotë se lindja e një djali në këtë rajon është bërë joreale.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen pasi nuk do ketë fuqi punëtorë për të punuar tokat bujqësore dhe fushat, pasi janë punë֝ të rëndë për gratë dhe vajzat.
Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike.

Megjithatë, statistikat tregojnë se më shumë djem se vajza kanë lindur në Poloni. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza. Kjo bën me dije se vetëm migrimi i burrave do të ndryshonte situatën e padëgjuar.