Provoni nje menyre te re per te gatuar dhe shijuar lakren e kuqe
Nje recete tradicionale ne shume vende te tjera, lakër e kuqe e zier ngadale, shoqeruar me mollë dhe sipas deshires, pancete, sallam ose salsice.
Përgatitja: 20 minuta
Gatimi: 2 orë e 10 minuta
260 kalori për racion
Përbërësit për katër persona
800 g lakër e kuqe, 4 mollë, 2 qepë, 3 karota, 50 g pancetë (sipas deshires), një telpi hurdhë, një gjethe dafinë, 2 rrënjë karafili, 2 lugë uthull, arrëmyshk, 2 lugë verë të bardhë, 30 g gjalpë, kripë, piper
Përgatitja
- Lani dhe priteni lakrën në shirita të hollë.
- Priteni pancetën në katrorë të vegjël.
- Qëroni qepët dhe hurdhën.
- Qëroni karotat.
Gatimi
- Skuqni pancetën 5 minuta me gjalpin, karotat dhe qepët.
- Shtoni hurdhën dhe lëreni të marrë ngjyrë të artë. Më pas plotësojeni me mollët dhe lakrën.
- Përziejini dhe hidhini kripë e piper, dafinën, arrëmyshkun, rrënjët e karafilit. Njomeni me verën e bardhë dhe me uthullën, ngrini flakën dhe lëreni alkoolin të avullojë.
- Vazhdojeni gatimin me flakë të ulët për rreth 2 orë.