Lazanja me kunguj

Nje recete ndryshe kjo lazanja me kunguj. Ja vlen ta provoni disa here gjate ketij sezoni kur kungujt mund t’i gjeni me cmim shume te lire.

Ne kete recete kemi zevendesuar lazanjat me feta te holla kungulli, duke krijuar keshtu nje recete me perqindje te ulet karbihidratesh.

Perberesit:

  • 330 gr mish vici i grire
  • 3 thelpij hudhre
  • 1/2 qepe
  • 1 luge e vogel vaj ulliri
  • kripe, piper
  • 750-800 gr domate te fresketa te grira
  • 2 luge gjalle borzilok i grire
  • 3 kungulleshka te prera ne feta per se gjati
  • 430 gr gjize pa kripe
  • 400 gr mocarela ne copeza
  • 1/4 filxhan caji djathe parmigiano
  • 1 veze e madhe

Menyra e gatimit:

  • Ne nje tigan hidhni vajin dhe mishin e grire te skuqet.
  • E hiqni me luge me vrima dhe ne tigan shtoni dhe vaj tjeter per te skuqur qepet dhe hudhrat per 2 minuta.
  • E ktheni perseri ne tigan mishin e grire dhe shtoni domatet e grire, borzikokun, kripen e piperin. I zjeni 30-40 minuta.
  • Sipas nevojes mund te shtoni pak uje, por e rendesishme eshte qe salca te mbetet e trashe ne fund.
  • Nderkaq prisni kungulleshkat ne feta te holla. I kriposni dhe i lini menjane per 10 minuta. Kripa i ndihmon qe te nxjerrin jashte lengjet e teperta. Pastaj i fshini me leter kuzhine, ose pecete.
  • I vini te piqen ne tigan sgare (nga te dyja anet ) per 1-2 minuta. I vini perseri ne leter kuzhine qe te thithen lengjet e teperta.
  • Ngrohni furren ne 190 grade.
  • Ne tas perzieni gjizen, vezen dhe djathin parmigiano.
  • Ne nje tave 9×12 cm shtroni nje pjese te kimes dhe siper mbulojeni me fetat e kungujve. Ne vazhdim shtroni siper kungujve pak nga masa me gjize, veze e parmigiano. Me pas shtoni pak djathe mocarela.
  • Sipas rradhes vazhdoni me kimen, fetat e kungullit, gjizen, mocarelen… derisa te mbarojne te gjithe perberesit.
  • Ne fund shtroni salce dhe mocarella dhe mbulojeni taven me leter alumini.
  • Piqeni 45 minuta te mbuluar dhe 15 minuta pa leter alumini qe te marri nje faqe.
  • Lereni te pushoje 5-10 minuta, pastaj servireni.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search