Mish qengji me fruta te thata

Nese ju pelqejne gatimet etnike, ju sugjerojme te provoni kete recete orientale me mish qengji dhe fruta te thata

Përgatitja: 30 minuta

Zierja: 1 orë e 40 minuta

Përbërësit për 6 persona:

  • 1,5 kg qafë qingji në copa (ose shpatull pa kocka);
  • 3 qepë të mëdha;
  • 3 karota;
  • 2 kungulleshka;
  • 1 thelpi hudhre;
  • 12 kajsi të thata;
  • 12 kumbulla të thata;
  • 2 lugë gjelle mjaltë;
  • pak xhenxhefil pudër;
  • një majë thike shafran;
  • 1 lugë kafeje kanellë;
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri;
  • ½ tufe koriander;
  • kripë; piper.

Pergatitja:

  • Qëroni dhe grini qepët. Qëroni karotat dhe pritini në rrathë. Në një tenxhere me kapak, ngrohni vajin dhe kaurdisini në zjarr të ulët, për 2-3 minuta. Shtoni mishin. Kaurdisini të gjitha edhe për 5 minuta. Kriposini, piperosini. Shtoni xhenxhefilin, shafranin dhe hudhrën e paqëruar. Hidhni ujë të ftohtë në gjysmën e lartësisë. Mbulojeni tenxheren. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët, duke e kthyer mishin gjatë zierjes, dhe duke shtuar sipas nevojës pak ujë.
  • Hiqni kapakun. Valoni dhe reduktojeni lëngun e zierjes sa të bëhet si shurup, për rreth 10 minuta.
  • Lani dhe qëroni kungulleshkat. Pritini në rrathë të hollë. Hidhini së bashku me kajsitë, kumbullat, mjaltin dhe kanellën në lëngun e shteruar. Vazhdojeni zierjen edhe për 20 minuta. Rregullojeni me kripë dhe piper.
  • Vendoseni mishin me perimet në një pjatë servirjeje. Mund ta shoqeroni me kuskus ose pilaf. Hidhini sipër korianderin e grirë.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search