Lëng limoni me vaj ulliri per pastrimin e organizmit nga toksinat

Trupi i njeriut mbledh sasi të mëdha toksinash çdo ditë. Mëlçia, veshkat, zorrët, të gjitha këto organe, dhe jo vetëm, luftojnë për pastrimin e toksinave dhe filtrimin e substancave të dëmshme që prekin trupin.

Vaji dhe limoni janë dy përbërës bazë që do t’ju ndihmojnë të pastroni trupin tuaj çdo ditë dhe t’ju mbrojë nga infeksionet, inflamacionet dhe kushtet e tjera të rrezikshme. Përzierja e vajit dhe limonit stimulon sistemin imunitar dhe e bën atë rezistent.

  • Si ta përgatisni një përzierje të vajit dhe limonit? Përgatitja e përzierjes është e thjeshtë. Vaj i ullirit dhe lëngu i limonit përzihen me një raport prej 1: 1. Miksojini mirë.

Cfare perfitoni nga kjo perzierje?

Përzierja e një lugë gjelle limoni dhe vaj ulliri është e pasur me minerale dhe vitamina. Por pervec kesaj, ka edhe keto perfitime te tjera:

  •  Lufton kapsllëkun. Ky kombinim ndihmon për të lubrifikuar mukozën e tretjes dhe gjithashtu aktivizon funksionin e fshikëzës. Kjo përzierje përmban antioksidantë që na ndihmojnë për të hequr qafe toksinat.
  • Mbron zemren. Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore, ndihmon kontrollin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu kolesterolin e keq. Lengu i limonit është antiinflamator dhe siguron shumë vitamina.
  • Mban të balancuar mëlçinë dhe fshikëzen e tëmthit. Me këtë përzierje ndihmojmë trupin që të pastrohet nga toksinat.
  • Lufton dhimbjen e kockave ose reumatike. Falë efekteve antiinflamatore, çdo mëngjes një lugë çaji e kësaj përzierje lufton këto dhimbje të bezdisshme.

Eshtë e dobishme për lëkurën, thonjtë dhe flokët

  • Për të forcuar thonjtë tuaj, ju duhet të bëni një përzierje me 1 lugë gjelle vaj ulliri me 1 lugë gjelle lëng limoni. Zhytni thonjtë tuaj për 10 minuta para se të shkoni për të fjetur.
  • Nëse doni flokë të shëndetshëm, të fortë dhe me shkëlqim dhe për të kontrolluar zbokthin, vaji i ullirit dhe limoni mund t’ju ndihmojnë, pasi cilësitë antiseptike dhe astringent.
  • Gjithashtu mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të lëkurës. Gjithçka qe duhet të bëni është përzierja dhe pirja e 1 lugë gjelle vaj ulliri me një lugë gjelle lëng limoni të freskët, për të mbajtur një trup të shëndetshëm, flokë të shndritshëm dhe lëkurë të butë.

Filloni ta përdorni këtë përzierje të përbërësve menjëherë për të përfituar nga të gjitha këto efekte të mrekullueshme në shëndetin tuaj.

femra-moderne.com