Lëng qepe, për pastrimin dhe shëndetin e organizmit

Mund të përdorni lëng qepe për të përfituar vlera të jashtëzakonshme për shëndetin.

Edhe pse jo të gjithë mund ta marrin përsipër këtë kurë, për shkak të shijes së fortë dhe aromës së qepës. Por edhe në këtë rast nuk keni pse shqetësoheni, pasi këtë çaj mund ta kombinonin me kanellë dhe mollë.

Si ta përgatisni

  • Pastroni 2 kokrra qepë mesatare nga shtresat e sipërme të lëkurës, por mos ja hiqni të gjitha.
  • Lajini dhe më pas duhet t’i zieni me gjithë lëkurë në një çajnik me 1 litër ujëpër 5 minuta.
  • Mund ta ndani në copa ose ta zieni të plotë.
  • Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë.
  • Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër.
  • Cfarë mund t’i shtoni tjetër: gjethe mente, ose dafine, kanelle, molle,

Përfitimet shëndetësore që marrim nga lengu i qepës

  • Lëngu i qepës përmban fibra, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium, fosfor etj.
  • Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit.
  • Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat.
  • Përbërësit e qepës ndihmojnë organizmin që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi.
  • Amino acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
  • Ky lëng rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Ai qetëson muskujt e rrugëve të frymëmarrjes, kështu që shërben edhe për të parandaluar dhe trajtuar probleme si astma.
  • Lëngu i qepës ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën.
  • Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
  • Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.
  • Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.
  • Flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve me diabet te tipit 2.
  • Lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë, falë fibrave që përmirësojnë lëvizjen e zorrëve.
  • Konsumi i vazhdueshëm i lëngut të qepës pengon shtimin në peshë.
  • Flavonoidet tek lëngu i qepës përmirësojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta.
  • Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të lira dhe rrezeve ultra violet.
  • Mineralet nga ana tjetër janë shumë efikasë në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale, dhe shëndetin e dhëmbëve.

femra-moderne.com