Se fundmi po shohim lloje te ndryshme kriperash, te cilat reklamohen si me te shendetshme se te tjerat. Por, cili lloj ja vlen vertete? Le ti shohim nje nga nje:
KRIPA E ZAKONSHME E TAVOLINES
Kjo kripe eshte mjaft e perpunuar per te qene sa me e imet dhe per te qene e shkrifet, zakonisht i perdoret nje agjent me permbajtje alumini dhe silice. Ne kete menyre, kjo kripe i humb gjithe mineralet, edhe pse ato gjenden ne nje sasi minimale.
KRIPA E JODIZUAR
Kjo kripe eshte ajo e zakonshmja, te ciles, pas perpunimit i shtohet jod. Kjo ka rezultuar nje menyre e mire e parandalimit te mangesise se jodit ne popullata te ndryshme.
KRIPA E HIMALAJES
Nxirret nga miniere kripe ne Pakistan. Permban minerale ne sasi te vogla si hekur, kalcium dhe magnez. Eshte e paperpunuar dhe pa shtesa artificiale.
KRIPA KOSHER
Eshte kripa qe eshte perdorur nga hebrenjte per te hequr gjakun nga mishi i kafsheve te therura. Eshte e paperpunuar dhe mund te kete perqendrim pak me te ulet te Natriumit.
KRIPA E DETIT
Eshte kripa e marre nga ujrat e detit, e ekstraktuar natyrshem nga avullimi. Kjo kripe permban minerale ne sasi te vogla dhe kjo e ben ate me superiore nga kripa e zakonshme. Por, tashme qe ujrat jane ndotur, kjo kripe mund te permbaje edhe mbetje metalesh te renda, per kete arsye duhet te zgjidhet me kujdes nga cilat ujra vjen. Ajo e Sicilise konsiderohet e paster dhe cilesore.