Lolipop me biskota dhe çokollatë

Ju duhen vetëm disa biskota për këtë recetë. Perfekte për ato që janë gjithmonë të uritur për një ëmbëlsire të vogël, biskotat lolipop përmbajnë gjizë, duke i bërë ata ushqyese dhe të shëndetshme. Përveç kësaj, nuk ka nevojë të shtoni sheqer, çokollata është burimi i vetëm i sheqerit në këtë recetë.

biskota lolipop2

PËRBËRËSIT

  • 200 g biskota me çokollatë të thërrmuara
  • 200 g gjizë (rikota)
  • 100 g çokollatë e shkrirë
  • Për zbukurim: arrë kokosi e grirë, lajthi të grira dhe thërrime çokollate

PËRGATITJA

Thërrmoni biskotat dhe djathin dhe përziejeni mirë derisa të përfitoni një masë homogjene.

Me përbërjen formoni disa topa dhe vendosini mbi një tabaka. Futini sipër nga një shkop të vogel si ato të lëpirëseve.

Futini në frigorifer për 30 minuta që cokollata të mpikset dhe të mos shkrihet.

Çdo lolipop kalojeni në çokollatë të shkrirë, pastaj në arrën e kokosit të grirë, ose në copëza çokollatë zbukuruese, arra të grira, etj.

biskota lolipop

Këshilla të dobishme

  • Në vend të biskotave me çokollatë mund të përdorni biskota të tjera, ose kekun e mbetur të 2-3 ditëve më parë. Nëse biskotat janë shumë të thata, mund t’i zbusni me pak Sprite.
  • Në vend të gjizës mund të përdorni 140 ml qumësht të kondensuar dhe shurup me shije karamele ose vanilje: përziejini me biskotat e thërrmuara, formoni topat dhe futini në frigorifer.

 

Start typing and press Enter to search