Lufta kundër pisllëkut: 10 gabime që duhen shmangur

Lufta kundër pisllëkut: 10 gabime që duhen shmangur

Ju pëlqen që shtëpia juaj të jetë përsosmërisht e pastër? Jeni në luftë të vazhdueshme kundër njollave dhe pluhurit? Në rregull. Por, ndonjëherë, ekzistojnë zgjidhje që rezultojnë më të këqija se dëmet. Lexoni më poshtë.

Lyerja e murit

Një e gërvishtur në mur (ose një njollë) e pamundur për t’u hequr me sfungjer? Një lyerje e lehtë me bojë është një zgjidhje e mirë, por kujdes me rregullimet që, në vend që ta fshijnë, e vënë më shumë në dukje. Për një ndërhyrje “të padukshme”, fillimisht kruajini njollat, pastaj mbulojini me bojë, duke e reduktuar te thelbësorja vendin e lyer. Nëse njollat janë të shumta ose të mëdha, lyejeni gjithë faqen e murit ku ndodhen njollat më të shumta dhe më të vështira.

Shkëlqimi i mermerit me antigëlqeror

Të përdorësh produkte antigëlqerore për të zhdukur njollat e ujit nga mermeri është diçka e gabuar, sepse mermeri është një shkëmb gëlqeror dhe si rrjedhojë gërryhet nga këto lloj produktesh. Në alternativë, mund të provoni ta fërkoni me delikatesë me fije teli që nuk gërvishtin, në këtë mënyrë mund të eleminoni të paktën mbetjet më të vona.

Hedhja e një detergjenti shkrirës në WC

Produktet hidraulike zbusin mbetjet gëlqerore dhe të sapunit që bllokojnë tubat, në mënyrë që të pastrohen sifonët e shkarkimit në lavamanët e shtëpisë. Por, me kalimin e kohës, ky trajtim rrezikon të shkaktojë një koagulim të mbetjeve dhe formimin pasues të një lloj tape që pengon përdorimin e aksesorëve. Alternativa? Përdorni mashë, tel të gjatë, për të hequr mbetjet që bllokojnë kalimin e ujit.

Larja e parketit me ujë

Druri është i ndjeshëm ndaj ujit, të cilit i heq shkëlqyeshmërinë dhe qëndrueshmërinë dhe, duke depërtuar nëpër të çara, rrezikon ta bymejë dhe ta ngrejë. Përveç kësaj, meqë parketi është i trajtuar me dyllë, përdorimi i ujit mund të shkaktojë njolla ngjyre. Nëse nuk mund të bëni dot ndryshe, përdorni një copë thithëse dhe shtrydheni mirë, sidomos, mos harroni ta thani mirë parketin.

Përdorimi i copës së njomë për pastrimin e çelësave elektrikë

Ndërmjetësit e çelësave elektrikë i mbledhin shumë pluhurat. Mos përdorni asnjëherë lecka të njoma ose objekte me majë, si kruajtëse dhëmbësh ose kaçavida, sepse rrezikoni t’ju zërë korenti, sidomos nëse pajisja nuk është me tokëzim. Nëse është e nevojshme, shkëpusni korentin, zhvidhosni pllakëzën dhe kini parasysh që ta thani mrë para se ta rimontoni.

Përdorimi i sapunit mbi xham

Gabimi lind nga dëshira për të eleminuar nga xhamat njollat e lyrës, përveç pluhurit dhe gjurmëve të insekteve, si edhe për t’i bërë dritaret të shkëlqyeshme dhe transparente. Por, sapuni lë mbi xhama vija që janë të vështira për t’u hequr, mbetje që me kalimin e kohës e bëjnë sipërfaqen e xhamave opake dhe shumë të dukshme gjatë ditëve me diell ose në një shtëpi të ndriçuar mirë. Në alternativë, përdorni detersivë specifikë ose produkte të tjera, si uthull, alkool ose amoniak, sigurisht të holluar me ujë të vakët. Pastaj, për t’i fshirë, përdorni një copë linoje ose prej lëkure dreri ose, edhe letrat e gazetave.

Eleminimi i njollave të djegura me sfungjerët e ashpër

Sfungjerët për higjenën e shtëpisë karakterizohen nga një anë e butë dhe nga një anë e ashpër, për të hequr njollat e djegura. Megjithatë, pjesa më e madhe e sipërfaqeve rrezikojnë të gërvishten nga përdorimi i tyre. Përdorini këto lloje sfungjerësh për të hequr papastërtitë brenda tiganëve/tenxhereve dhe shmangeni përdorimin e tyre mbi sipërfaqet prej çeliku, druri, alumini, duke preferuar për pastrimin e tyre fije jo gërryese prej çeliku.

Heqja e silikonit nga pajisjet sanitare

Silikoni është një përbërje e përdorur për të vulosur hapësirat midis dy ose më shumë pjesëve, kur nevojitet të përftohet një mbajtje e padepërtue-shme e plotë (për shembull rreth e rrotull sanitareve të banjës, ose midis murit dhe murmbrojtësit, etj.). Karakteristikë e këtij materiali është rezistenca dhe një lehtësia e heqjes. Vini re që hyn pluhur ose lagështi? Mos e teproni me aksionet e pastërtisë, sepse rrezikoni të prishni vulosjen.

Njomja e tepërt e pipthave të gazit

Shpesh, kur pastrohet pjesa e sipërme e sobës, përdoret një sfungjer e lagur në ujin e bërë me detergjentin për heqjen e njollave të forcuara nga nxehtësia. Por, duhet të kini parasysh se nëse pipthat e gazit lagen së tepërmi, kompromentohet ndezja. Pa llogaritur pastaj grumbullimin e detergjentit nga brenda që, me kalimin e kohës, shkatërron llampat spiune të ndezjes elektrike, duke shkaktuar në raste ekstreme, edhe rrezikun e një qarku të shkurtër.

Lyerja e porcelaneve me smalt

Smerilimet (fërkimet) mbi porcelane u prishin atyre sipërfaqen, duke bërë që t’u humbasë shkëlqimi. Megjithatë, smalti nuk është në gjendje të mbulojë në mënyrë të përsosur të gjithë njollat. Me pak fjalë: shpesh ka rrezik që arna të jetë më e dukshme se dëmi. F.M.

femra-moderne.com