Puna: 10 këshilla për të qenë të suksesshëm

Dëshironi të bëheni super të suksesshëm në punë dhe të keni një llogari bankare si ajo e Donald Trump? Z. Trump na tregon dhjetë këshillat për të bërë karrierë.

Jini të sinkronizuar

Kur është fjala për punën tuaj, koordinimi është gjithçka. Ja një shembull: kisha kaluar një ditë të vështirë, vonë pasdite dëgjoj një trokitje të përmbajtur në derën time. Bërtita “Ç’ka?!” në tonin më të keq timin. Një avokat i ri i tmerrshëm, që punonte për mua, pavarësisht nga zëri im jomikpritës hyn brenda dhe fillon të më kërkojë një ngritje në detyrë. Isha gati ta vrisja. Sigurisht që nuk e mori këtë ngritje, madje për pak rrezikoi të pushohej ngaj puna, për shkak të budallallëkut të tij – I thashë që të dilte jashtë para se të humbja durimin.

Bëhuni profesionistë

Më pëlqente shumë një ish-nënpunësi im, por më ngjante shumë me një gështenjë kërcyese. Nuk mund të qëndronte në një vend për më shumë se 3 sekonda. Madje edhe udhëtimi në makinë me të u bë një provë e vështirë për mua. Më së fundi mësova t’i shmagesha, dhe kjo ishte diçka e vështirë, sepse ishte me të vërtetë një djalë shumë i mirë. Por mjaft më. Entuziazmi imponues i detyron njerëzit rreth jush t’ju japin duart.

Jepni jo më pak se 100 % të energjisë suaj çdo ditë

Gjithë këtë këshillë, unë e përmbledh me thënien time të preferuar të legjendarit Gary Player: “Sa më shumë punoj, aq më me fat jam.

Jini gjithmonë të informuar shumë mirë

Jini gjithmonë në dijeni të gjërave që ndodhin – në qytetin tuaj, në atdheun tuaj dhe në botë. Ndihem krenar që jam nga ata që s’dinë gjithçka, kështu që çdo ditë është një sfidë e re për mua. Njerëzit pyesin se çfarë më bën mua të eci përpara dhe kjo është ndoshta përgjigja më afër së vërtetës. Në biznes nuk mund të ecni me sy të mbyllur. Një pjesë e ditës suaj duhet t’i kushtohet zgjerimit të horizonteve tuaja. 

Jini të përgatitur për ditët më të këqija

Në vitet e hershme 1980, tregu i pasurive të patundshme pësoi rënie dhe unë humba 9.2 bilion dollarë. Një ditë, pashë një person dhe kuptova se ai ishte 9.2 bilion dollarë më shumë se unë. Çdo karrierë ka ulje-ngritjet e saj. Të mësuarit se si të paraprija problemet, më kurseu humbjen e kotë të energjisë. Quajeni të menduar pozitiv me kontrolle të vërteta.

“Ndonjehere, investimet e tua me te mira, jane ato qe ti nuk i ben” – Donald Trump

Mendoni se jeni duke punuar për veten tuaj.

Çfarë pune do të bënit?

Përqëndrohuni

Në vitet 1980, po fluturoja me avion drejt Evropës, për të shkuar në disa shfaqje mode, dhe nuk i kisha dhënë rëndësi veshjes. Mungesa ime e vëmendjes po e vriste biznesin tim. Nuk do ta harroj kurrë momentin më të keq. Në 3 të mëngjesit më telefonojnë nga Citibank. Ata donin që unë të shkoja menjëherë te ata, për të negociuar disa terma me tre nga 99 bankat të cilave u detyrohesha biliona. Është e vështirë t’i thuash një bankieri se nuk ke kohë për të. Por kjo është saktësisht ajo që duhet të kisha bërë. S’kishte as taksi, kështu që m’u desh të kaloja 15 lagje nën shiun e akullt. Kur shkova atje, isha i qullur deri në palcë. Dhe kjo më uli pikë. Megjithatë, e mësova mësimin. Vazhdoj të punoj sot po aq shumë sa kur isha një sipërmarrës i ri, në vitet 1970.

Mbani anën tuaj

Një ditë i kërkova një ekzekutivi të më bënte përmbledhjen e një çështjeje me të cilën po merreshim. Ai filloi të më përshkruante meritat e vendndodhjes, grackat, rekuizitat, mashtrimet, të gjitha hollë e gjatë. Ai po qëndronte në të dyja anët e gardhit. Më së fundi, e pyeta se ç’mendonte ai personalisht me dhjetë a më pak shkronja. “Kutërbon!”, u përgjigj ai. Të folurit me dy kuptime tregon se ju jeni të pasigurtë për vetveten dhe për atë që po bëni. Më duket e papërshtatshme të qenët edhe ofendues, edhe përfillës.

Bëjeni punën tuaj tërësisht dhe me përgjegjësi

Të njohësh çdo aspekt të asaj që bëni, ju mundëson të shmangni surprizat e pakëndshme. Dikur kam lexuar për një kirurg truri në Kaliforni, që ishte shumë fanatik pas imtësive. Ai përpunonte me imtësi në trurin e tij çdo operacion, duke menduar se si do të shkonte, duke vizualizuar çdo ndërlikim të mundshëm. Nëse do të më duhej të operohesha, ai është kirurgu të cilit do t’i drejtohesha.

Këqyrni vetveten çdo ditë

Pyeteni veten: “A mund ta bëjë ndonjë tjetër këtë punë më mirë se unë?” dhe “ Cilat janë gabimet e mia?”. Me fjalë të tjera, njihni vetveten, konkurrencën dhe përballuni me faktet e vështira. Atëherë po, që do të ketë vend për vlerësime. recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search