Rinovoni shtepine me keto dy ngjyra moderne

Ngjyra me moderne e vitit sipas Pantone eshte roza kuarc, por edhe blu serenity, kesisoj nese doni te rinovoni shtepine tuaj duke perdorur keto ngjyra, ja disa ide…

Per here te pare Pantone zgjedh dy ngjyra dominuese per kete vit, dy ngjyra qe na kane ngacmuar menjehere. Dallohet balanca mes rozes se lehte e te ngrohte dhe bluse se qete e te kthjellet, te cilat falin nje ndjesi qetesie dhe rregulli, dicka qe ne e kerkojne gjithmone ne te perditshmen tone. Do ta vereni ne fotot qe kemi perzgjedhur per ju ne kete artikull, qe ne jemi shume te dashuruara me kete ngjyre.

E pranojmë se, muret rozë nuk mund të jetë zgjedhja juaj e parë për një dhomë ngrënie, por ja qe duhet të jetë. Nje tonalitet i lehte i rozes ne mure, i jep dhomes nje ndjesi ngrohtesie dhe qetesie, duket ngjyra perfekte per nje dhome ku kalohet nje pjese e mire e dites. Nese pershtypja e pare eshte gjithcka, atehere provojeni kete ngjyre edhe ne hyrje te shtepise. Menjehere i jep miqte tuaj nje mireseardhje te ngrohte. Mund ta thyeni ngjyren me nje mobilje me konture te zeza dhe korniza te zeza.

Suzanne Kasler, interior designer, e konsideron rozen si “klasike e perhershme”. “Roza është ngjyra e përsosur për ta perdorur neper aksesore”, thotë projektuesja. “Marifeti është ta përdoresh atë ne menyre te zgjuar – mbi një jastëk, një karrige apo minder. Mos e ekzagjeroni dhe ju kurrë nuk do të zhgenjeheni prej saj”. Ngjura roze sjell freski dhe gezim ne nje dhome gjumi. Mund te kombinoni mbulesen e krevatit me perdet per te mos i coroditur shqisat tuaja.

Keto dy ngjyra nuk jane zgjedhur se bashku pa arsye. Sipas Pantone, qasja e ketyre ngjyrave perkon edhe me levizjet shoqerore per barazi dhe mirekuptim gjinor, kesisoj edhe konsumatori do ndihet komfort ne perdorimin e tyre si menyre per t’u shprehur lirshem, pa patur friken e paragjykimit.

Mund t’i perdorni se bashku, ose vec e vec – Rose Quartz dhe Serenity do t’i japin shtepise tuaj nje nderthurje harmonie. Nese i perdorni ne tavoline, si servis pjatash dhe gotash, apo qirinj zbukurues, atmosfera do jete plot klas dhe qetesi, krejt ndryshe nga c’jeni mesuar me pare.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search