Patatet përmbajnë niacinë për qe ndihmon ne zbardhjen e lekures ne rast të pigmentimit te tepert, pastron puçrrat, njollat dhe probleme të tjera të lëkurës. Patatet e grira dhe të papërpunuara jo vetëm që do të shërbejnë si një ilaç për aknet dhe njollat e lekures se fytyres, por edhe per t’i dhene shkelqim lëkurës dhe per parandalimin e rrudhave.
Rrathët e zinj poshtë syve
Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitamincës C.
Maskë për të eleminuar aknet dhe pikat e zeza
Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3 cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lëreni të veprojë 30 minuta, me pas lani fytyrën me ujë të ftohtë.
Maske per njollat e fytyres
Qeroni nje patatet me pas grijeni me nje rende. Perzieni nje luge gjelle me pasten e patates dhe nje luge kos. Perziejini mire dhe me pas aplikojeni ne fytyren e pastruar me pare. Lereni 10-15 minuta me pas shpelajeni. Kjo maske eshte e mire per zbardhjen e lekures, heqjen e njollave dhe shenjave te lekures. Nese e beni ne menyre periodike, per nje muaj do filloni te vereni ndryshimin.