Menyra me e sigurte dhe e lehte per te pastruar furçat e makijazhit

Nëse furçat tuaja kozmetike nuk ju duken shume te pastra per perdorim, ndoshta është koha e duhur për një pastrim te mire. Une i kam lare thjesht me sapun dhe uje, por me sa duket eshte nje menyre me e mire per te arritur rezultate fantastike per kete pune. Lexoni me poshte…

Por, a e dini ju se cila eshte menyra me e mire per t’i pastruar furcat e makijazhit pa i prishur ato, por edhe per te mos i bere qe te humbasin efektivitetin? Pure Wow ka nje zgjidhje shume te mire, me vetem 2 përbërës qe punojne per mrekulli.

Ju duhet vetem pak vaj ulliri dhe detergjent enesh dhe furcat juaja do të jetë te pastër dhe si të reja brenda nje kohe te shkurter.

Merrni nje pjate dhe ne te perzieni 2 me 1 detergjent enesh me vaj ulliri. Filloni me pastrimin. Ferkoni furcat ne menyre rrethore ne pjaten me perberesit derisa te formohet shkume. Perseritni proceduren me te gjitha furcat qe keni per te lare, pastaj shpelajini mire e mire ne uje te rrjedhshem. Shpelarja ka perfunduar kur uji te dali i paster.

Ne fund vendosini mbi nje leter kuzhine qe te thahen. Pasi te thahen, jane ok per perdorim, derisa t’i duhet nje pastrim tjeter.

Nese deshironi mund te shikoni edhe videon ne YouTube:

Pergatiti: Rea Hyseni

femra-moderne.com