Ministria e Shendetesise ben publike masat e reja për frenimin e përhapjes së COVID-19
Karantina me detyrim, do të mbrojmë shëndetin e më të pambrojturve. Kufizim i mëtejshëm i aktiviteteve publike!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastika ka lajmëruar nga mbledhja e qeverisë masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Rregullat e reja:
– Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate
– Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
– Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
– Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
– Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësine e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangjen e kontaktet të personelit me publikun.
– Punëdhenësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nesë shërbimi mund të ofrohet online.
– Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.
Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik vetën dhe të tjerët deri në përfundim të kësaj periudhe që shpresojmë të mos zgjasë shumë.