Nese ju pelqejne gatimet etnike, ju sugjerojme te provoni kete recete orientale me mish qengji dhe fruta te thata
Përgatitja: 30 minuta
Zierja: 1 orë e 40 minuta
Përbërësit për 6 persona:
- 1,5 kg qafë qingji në copa (ose shpatull pa kocka);
- 3 qepë të mëdha;
- 3 karota;
- 2 kungulleshka;
- 1 thelpi hudhre;
- 12 kajsi të thata;
- 12 kumbulla të thata;
- 2 lugë gjelle mjaltë;
- pak xhenxhefil pudër;
- një majë thike shafran;
- 1 lugë kafeje kanellë;
- 2 lugë gjelle vaj ulliri;
- ½ tufe koriander;
- kripë; piper.
Pergatitja:
- Qëroni dhe grini qepët. Qëroni karotat dhe pritini në rrathë. Në një tenxhere me kapak, ngrohni vajin dhe kaurdisini në zjarr të ulët, për 2-3 minuta. Shtoni mishin. Kaurdisini të gjitha edhe për 5 minuta. Kriposini, piperosini. Shtoni xhenxhefilin, shafranin dhe hudhrën e paqëruar. Hidhni ujë të ftohtë në gjysmën e lartësisë. Mbulojeni tenxheren. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët, duke e kthyer mishin gjatë zierjes, dhe duke shtuar sipas nevojës pak ujë.
- Hiqni kapakun. Valoni dhe reduktojeni lëngun e zierjes sa të bëhet si shurup, për rreth 10 minuta.
- Lani dhe qëroni kungulleshkat. Pritini në rrathë të hollë. Hidhini së bashku me kajsitë, kumbullat, mjaltin dhe kanellën në lëngun e shteruar. Vazhdojeni zierjen edhe për 20 minuta. Rregullojeni me kripë dhe piper.
- Vendoseni mishin me perimet në një pjatë servirjeje. Mund ta shoqeroni me kuskus ose pilaf. Hidhini sipër korianderin e grirë.