Studiuesit amerikanë dhe danezë njoftuan se kishin realizuar një analizë gjaku që mundëson parandalimin e lindjeve të parakohshme deri në 80 % të rasteve.
Studime të tjera janë të nevojshme para se testi të jetë gati për t’u përdorur në shkallë të gjerë. Gjithsesi ekspertët konfirmojnë se kjo analizë ka potencialin për të reduktuar numrin e vdekjeve dhe komplikacioneve të shkaktuara nga 15 milionë lindje të parakohshme në vit në mbarë botën.
“Testi mund të përdoret gjithashtu për të përcaktuar datën e lindjes së nënës në mënyrë më të besueshme dhe më pak të kushtueshme se ekografia”, thekson raporti i publikuar në revistën ”Science”.
Testi mat aktivitetin e gjeneve të nënës, të placentës dhe të fetusit duke vlerësuar nivelet e ARN-së pa qeliza, që janë molekula që transportojnë instruksionet gjenetike të trupit.
“Ne kemi konstatuar se një grup gjenesh janë shumë parashikuese përsa i përket grave me rrezik për një lindje të parakohshme”, deklaroi Mads Melbye, bashkautor kryesor, profesor i ftuar në Universitetin e Stanfordit dhe drejtues i Statens Serum Institut à Copenhague. “Kam kaluar shumë kohë për shumë vite duke punuar për të kuptuar lindjen e parakohshme. Ky është progresi i parë shkencor real dhe domethënës për këtë problem që prej shumë kohësh”, theksoi ai.
Disa teste për parandalimin e lindjeve të parakohshme kanë qenë të disponueshme, por ato kishin funksiononin vetëm tek gratë me rrezik të lartë dhe saktësia e tyreshkonte deri ne 20% të rasteve, shkruhet në raport.