Per nje mbremje te vecante ose per darken e Shen Valentinit, zgjidhni nje nga keto modele flokesh, qe do ju dhurojne nje pamje tejet romantike.
Rihanna
Nje model klasik. Ky stil retro i ben floket te duken voluminoze.
Jennifer Lopez
Le te jete fytyra juaj ne plan te pare. Provoni kete kapje flokesh nyje ne maje te kokes. Stilisti i ketij modeli, Chris Appleton, rekomandon te lini disa fije anash fytyres per te embelsuar me shume pamjen.
Margot Robbie
Ondet e lehta jane nje model klasik qe duken bukur tek te gjitha. Mund te realizoni vete disa onde te lehta me ndihmen e nje pjastre. Ne fund zbutini floket me ndihmen e nje serumi. Voila.
Rowan Blanchard
Zgjidhni anen tuaj, kapini floket dhe ndajini. Njesoj si Rowan Blanchard, e cila i ka kthyer floket anash vetem me ndihmen e duarve te saj.
Bella Hadid
Bella ka kapur vetem pjesen e siperme te flokeve dhe ka krijuar nje bisht ne pjesen e siperme te kokes. Ne fund i ka dhene nje perdredhje te lehte fundeve te flokeve.
Cara Delevingne
Ondet e ashtuquajtura “Veronica Lake” perbejne nje nga modelt me romantike per floket. Shtoni nje aksesor gold per ta bere modelin me modern.
Lily Collins
PAsi t’i ndani floket ne mes, perdridhini te dyja anet duke i drejtuar per nga pjesa e prapme e kokes dhe kapini nje nje topuz te crregullt. Sigurojini me ane te karficave aty ku eshte e nevojshme. Lini disa fije anash fytyres.
Chloë Grace Moretz
Nje gershet anesor i realizuar ne menyre te crregullt.
Jennifer Lawrence
Ondet e plazhit jane te persosura per cdo mbremje romantike. Provoni modelin e Jennifer Lawrence, per nje pamje po kaq terheqese.
Jasmine Sanders
Lini disa fije kacurrelash te lira perpara fytyres, nderkohe qe pjesen tjeter kapini ne maje te kokes dhe krijoni nje bishtalec te rremujshem.