Ndaloni renien e flokeve me… veze!

Humbja e flokëve është një nga problemet qe hasin shume femra, megjithatë, ilaçi më efektiv është në frigoriferin tuaj! Mesoni 5 menyra se si veza mund te ndaloje renien e flokeve tuaj

Te gjithe e përjetojnë renien e flokeve në një moment ne jeten e tyre. Renia e flokëve mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj, por mos u dekurajoni! Humbja e flokëve është plotësisht e natyrshme, por ne do ju tregojme se si mund ta parandaloni kete fenomen me ndihmen e maskave me veze.

Keto receta jo vetëm që stimulojne rritjen e flokëve, por gjithashtu mund të rivendosin shkëlqimin dhe volumin natyral në flokët tuaj. Nëse ju ndjeheni sikur flokët tuaj janë vazhdimisht të thatë dhe të brishtë, provoni një nga këto receta. Ato kanë rezultate të mahnitshme!

#1. Me dy vezë

Thyejini vezët në një tas dhe filloni t’i rrihni forte derisa të bëhen me shkumë. Aplikojeni në kokës dhe në të gjithë fijet e flokëve. Lëreni për tridhjetë minuta para se të lani me ujë të ftohtë!

#2. Vezë dhe limon

Edhe limoni është shume i mire për flokët tuaj, sidomos e kombinuar me vezë. Përzieni dy lugë lëng limoni me dy vezë dhe masazhoni përzierjen tërësisht në flokë tuaj. Lëreni për 45 minuta, pastaj shpelajeni koken me ujë të ftohtë!

#3. Vezë dhe Kos

Kosi dhe veza mund të shmangin infeksionet kërpudhore të kokës. Gjithçka që ju duhet të bëni është të përzieni dy lugë kos me një vezë. Aplikojeni mbi flokët tuaj dhe mbuloni koken me kappuc dush. Lëreni për tridhjetë minuta dhe shpelajeni me ujë të ngrohtë.

#4. E verdhe veze dhe vaj kokosi

Vaji i kokosit është fantastik për kokën tuaj për shkak të fuqive të saj tepër hidratuese. Ajo mund të eliminojë zbokthin dhe të bëjë flokët tuaj te duken shumë më të shëndetshëm! Kombinoni 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 të verdhe veze. Kjo maske mund të riparojë flokët e demtuar, falë acideve yndyrore të pranishme në vajin e kokosit.

# Vezë dhe vaj ulliri

Vaji i ullirit do plotësoje nevojen e flokëve tuaj për  vitaminë E. Pervec kesaj ndihmon edhe mireqenien e skalpit! Perzieni dy lugë vaj ulliri dhe një vezë dhe aplikoni maskën në fijet tuaja të flokëve. Lereni për 15 minuta para shpëlarjes.

femra-moderne.com