Të ndërpresësh duhanin është shumë e lehtë. Të gjithë e kemi lënë shumë herë dhe e kemi filluar sërish. Ta ndërpresësh përgjithmonë nuk kërkon vetëm vullnet, por duhet të dish të kapësh çastin e duhur e të armatosesh me të gjitha mjetet e duhura. Duhet të jeni të gatshme të duroni gjendjen e nervozizmit dhe disa ditë agjërim.
Cilën cigare pëlqen më tepër?
a.Cigarën që në të gdhirë -3 pike
b.Atë pas kafesë – 2 pike
c.Nuk keni një cigare “të parapëlqyer” – 1 pike
Kur mendon që nuk do të pish më…
a.Të zë tmerri – 3 pike
b.Bëhesh nervoze – 2 pike
c.Të pushton ndjenja e krenarisë – 1 pike
Një hobi që ke ose që do të të pëlqente ta kishe:
a.Të luaje me letra – 3 pike
b.Të pikturosh në xham ose në qeramikë – 2 pike
c.Të qepësh (rrobat e tua ose të njerëzve të tu të dashur) – 1 pike
Përcakto se ç’është cigarja për ty:
a.Diçka midis shoqes së ngushtë dhe një kushërire të mërzitshme të cilën nuk e shmang dot – 3 pike
b.Një shoqe besnike por që ndonjëherë “ta merr frymën” – 2 pike
c.Një shoqe për të cilën po fillon të dyshosh – 1 pike
Partneri yt (i tanishëm ose ish) pi duhan?
a.Po, pak a shumë si ti – 3 pike
b.Po, por ndonjëherë mundohet që ta lërë – 2 pike
c.Jo – 1 pike
Mblidhni piket dhe lexoni profilin tuaj
Nga 5-7 pikë: Ka ardhur koha që ta provoni
Keni të drejtë që ndiheni e sigurt mbi rezultatin e sforcimeve tuaja. Dhe nëse keni një partner që nuk pi duhan (ose që ka ndër mend ta lërë bashkë me ju), mundësitë tuaja për t’ia dalë mbanë do të rriten!
Nga 8-11 pikë: Keni ende disa mëdyshje
Cigarja ushtron njëfarë joshjeje mbi ju. Ka shumë mundësi që duke e pasur midis gishtave ju fal siguri, por e dini që pa të, jeta juaj do të ishte më “e pastër”, më e shëndetshme. Lexoni me kujdes këto faqe dhe do të gjeni guximin për të hedhur hapin më të rëndësishëm të jetës suaj.
Nga 12-15 pikë: Jeni rob i saj. Zgjidhni zinxhirët
Cigarja ju mban të tërhequr pas vetes. As që nuk e mendoni që mund ta ndërprisni. E megjithatë e dini shumë mirë që duhet ta bëni. Filloni ta mendoni, me qetësi. Mund t’ia dilni mbanë!