Ndryshoni pamjen tuaj me nje rrip

Rripi është një aksesor i shkëlqyer për të ndryshuar stilin tone dhe jo vetëm për mbajtjen e pantallonave.

Jeni paksa të pavendosura se si dhe kur duhet të vishni një rrip? Nëse po, mos u bëni merak – nuk jeni vetëm! Vendosja e një rripi që ju e pëlqeni shumë, me të vërtetë do t’ju ndihmojë të nxirrni më në pah format tuaja, por gjithashtu mund të ndryshojë menjëherë pamjen tuaj!

Gjeni vendin e përsosur për rripin

Pamja e përgjithshme e veshjes tuaj ndikohet edhe nga vendi ku është rripi: në bel apo ije ka ndryshim. Për disa gra, vendi i përsosur për një rrip është në bel, ndërsa të tjera duken më mirë (dhe ndihen më mirë) kur e venë rripin mbi ose nën bel. Këshilla jonë është që të praktikosh para një pasqyre të gjatë me rripa me gjerësi të ndryshme – provojini mbi dhe nën bel për të zbuluar se ku është pozicioni më i përshtatshëm per ju.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search