Nese do te ndryshosh botën, fillo duke rregulluar krevatin tënd

Admirali i Marinës së SHBA-ve, William H. McRaven, në një fjalim flet për rëndësinë e bërjes së gjërave të vogla si rregullimi i shtratit tuaj, pushtimi i frikërave të jetës dhe ndryshimi i botës për gjeneratat që do të vijnë.

Nese do te ndryshosh botën, fillo duke rregulluar krevatin tënd kur ngrihesh në mëngjes.

Nëse rregullon krevatin tënd, ti ke bërë detyrën e parë të ditës dhe kjo do t’ju japë një ndjesi të vogël krenarie dhe do t’ju inkurajojë të bëni një tjetër detyrë, një tjetër detyrë dhe një tjetër detyrë dhe në fund të ditës ajo detyra e parë e përfunduar kthehet në shumë detyra të përfunduara.

Të rregullosh krevatin tënd në mëngjes, të riforcon mendimin se gjërat e vogla në jetë vlejnë.

Nëse nuk bën mirë gjërat e vogla, ti nuk do jesh në gjendje të bësh mirë gjërat e mëdha.

Dhe nëse fati e do që të kesh një ditë të tmerrshme, ti do të kthehesh në shtëpi dhe do të gjesh një krevat të rregulluar… që ti e rregullove.

Dhe një krevat i rregulluar do t’ju japë kurajo se nesër do të jetë një ditë më e mirë.

Admiral William H. McRaven

Degjoni fjalimin e plote:

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search