NEUROLOGJI: Zbulohet origjina e skizofrenisë

Gjendet në tru vatra e skizofrenisë, ose bashkësia e zonave të përfshira në shtrembërimin e perceptimeve tipike të kësaj sëmundje.

Ky studim i publikuar në revistën shkencore “Neuroimage: Clinical” është zhvilluar nga Qendra për Sistemet e Neuroshkencave Konjitive (CNCS) në Institutin Italian të Teknologjisë (LIT) në Rovereto.

“Ky është hapi i parë për të përgatitur terapi farmakologjike më të sakta”, deklaroi koordinatori i grupit të kërkimit, Angelo Bifone.

Kërkimi italian kundërshton teorinë që ka qenë më e pranuar deri tani, sipas të cilës haluçinacionet dhe modifikimet e perceptimeve kanë origjinë në koren ballore, zona e trurit që kontrollon funksionet konjitive të larta si gjuha dhe përllogaritja e veprimeve.

Krahasimi i imazheve të aktivitetit të trurit të marra me teknikën e rezonancës magnetike në 94 persona të shëndetshëm dhe po kaq të sëmurë me skizofreni, tregon se zonat e kores ballore nuk preken, por ndryshimet ndodhin në perceptimin fillestar të sinjalit të cilat reflektohen në funksionet e larata konitive, duke i ndryshuar.

Sipas autores kryesore të këtij studimi, Cecile Bordier, “komunikimi ka ndryshuar në nivele shumë më parësore të përpunimit të sinjalit”.

Në këtë mënyrë është vërejtur se ku e ka origjinën keqfunksionimi i komunikimit mes zonave të kores së trurit, që ndryshe quhet fragmentizim i lidhjes funksionale. /ATA

femra-moderne.com