Nga kjo sëmundje vuajnë mbi 75 % e femrave

Eshte nje sëmundje nga e cila vuajne me shume se 75 % e femrave kudo neper bote. Per me teper, shumica prej tyre nuk e dine qe e kane dhe pjesa tjeter qe e dine, kane turp te shkojne te mjeku.

Eshte nje infeksion aq i perhapur dhe i perseritur saqe konsiderohet shume i zakonshem, por nese nuk kurohet pasojat jane te renda per shendetin. Ka disa menyra per ta emertuar, por me shume njihet si candida ose myku vaginal. Nga kjo semundje nuk perjashtohen as meshkujt. Gati 75 per qind e grave e perjetojne te pakten nje here ne jeten e tyre kete infeksion, nderkohe qe shume prej tyre nuk marrin mjekimin e duhur – ndoshta sepse eshte pak e sikletshme te flasesh per simptoma si kruarje, djegie apo derdhje sekrecionesh.

Cfare e shkakton mykun vaginal?

Mykun vaginal e quajne edhe infeksioni i majase (pasi sasia e konsumit te majase eshte shkaktarja kryesore e saj). Candida albicans, eshte nje kerpudhe e cila jeton ne menyre natyrale brenda trupit tone, por infeksioni arrihet kur ajo fillon te shumefishohet.

Ka disa kushte që prishin ekuilibrin natyror në vaginë dhe qe çojnë në infeksion. Këtu përfshihen: veshja e mbathjeve prej najloni apo sintetike, lagështia e tepërt (psh nga mbajtja veshur per nje kohe te gjate rrobabanje te lagura), veshja e pantallonave te ngushta, acarim të zonën tuaj intime, ulje e dhe dobësim i sistemit tuaj imunitar nga stresi ose nje sëmundje, ose nga marrja e disa ilaceve të caktuara. Gjithashtu, mund te vuani nga ky infeksion nese:

  • jeni shtatzene
  • jeni me diabet
  • jeni mbipeshe
  • po merrni nje antibiotik per te luftuar nje infeksion tjeter. Antibiotikët ndryshojnë ekuilibrin normal mikrobal në vaginë.

Barnat qe ju mund të bleni për të trajtuar një infeksion vaginal janë:

  • Miconazole
  • Clotrimazole
  • Tioconazole
  • Butoconazole

Por do ishte me mire qe fillimisht te beni nje analize te mbjelljes se sekrecioneve, per te pare se cili mjekim eshte me i pershtatshem per ju.

Si mund të ndihmoni trupin tuaj në parandalimin dhe trajtimin e sekrecioneve vaginale?

  • Mbani zonën tuaj gjenitale të pastër dhe të thatë. Shmangni larjen me sapun dhe shpelahuni vetëm me ujë.
  • Shmangni dushin vaginal. Edhe pse shumë gra duan të ndjehen të pastra, duke bere dush vaginal pas menstruacioneve apo marredhenieve intime, ky veprim mund ta përkeqësoje shendetin e vagines. Dushi  largon bakteret e shëndetshme, që mbrojnë kundër infeksioneve.
  • Hani kos natyral. Ose merrni tableta Lactobacillus acidophilus, kur jeni në nje kure me antibiotikë. Kjo do të ndihmojë për të parandaluar një infeksion mykotik te mundshem.
  • Përdorni prezervativ për të shmangur marrjen ose përhapjen e infeksioneve.
  • Shmangni përdorimin e sprajeve per higjienën femërore, aromave, apo pudrave në zonën gjenitale.
  • Mos vishni pantallona shume te shtrënguara, të cilat mund të shkaktojnë acarim.
  • Vishni të brendshme pambuku. Shmangni veshjen e te brendshmeve prej mëndafshi ose najloni, sepse ata mund të shtojne djersitjen në zonën gjenitale, gje që mund të shkaktojnë acarim.
  • Përdorni peceta (lines) dhe jo tampona.
  • Mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, mbi të gjitha në qoftë se keni diabet.
  • Mos mbani veshur per nje kohe te gjate te njejtat rrobabanje, ose rroba stërvitje kur beni sport.

femra-moderne.com