Shurup natyral për kollën, për fëmijë dhe të rritur

Bëhuni gati të mposhtni ftohjen dhe të kuroni kollën me këtë shurup kolle të bërë në shtëpi. Ne po ju tregojmë recetën.

Përbërës të fuqishëm anti-inflamatorë

Arsyeja pse ky shurup i bërë vetë është kaq i mirë dhe funksionon mrekullisht, është për shkak të përbërësve që ka. Në të janë kombinuar pëbërës të njohur për përmbajtjen e tyre të enzimave të dobishme dhe vetive anti-inflamatore. Ananasi përmban një enzië të quajtur bromelain, e cila ka veti natyrore anti-inflamatore. Sipas hulumtimeve, bromelaina mund të ndihmojë në parandalimin e kollitjes dhe mbajtjen nën kontroll mukusit (mukozën). Xhenxhefili është një tjetër përbërës anti-inflamator, përveç kësaj ka edhe një shumë përfitime të tjera, duke përfshirë nxitjen e sistemit tuaj imunitar. Mjalti ndihmon për të zbutur fytin e lënduar dhe për të parandaluar kollitje të tjera. Shtimi i piperit të kuq dhe limonit bëhet për të plotësuar këtë ilaç shtëpiak. Pasi ta merrni disa herë këtë shurup, do vëreni se sa mirë do ndiheni. Mund ta konsumoni sa herë ta keni të nevojshme, në mënyrë që të shëroheni nga kolla dhe të ftohtët.

shurup1

Fëmijët tuaj do ta pëlqejnë shumë

Në të vërtetë, fëmijët tuaj mund të mos e duan këtë shurup kolle natyror, por me siguri do të pëlqejnë më shumë se barnat e farmacisë. Në qoftë se fëmijët tuaj ndjejnë se piperi i kuq është shumë djegës, uleni sasinë e tij herën tjetër. Receta mund të ndryshohet  lehtë për të rregulluar shijen.

Përbërësit

  • 2 filxhane me ananas të freskët (afërsisht 2 feta të trasha të cilës do t’i hiqni vetëm lëkurën, jo pjesën e fortë që ka në qendër)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 gisht xhenxhefil i freskët (i prerë me feta ose copa)
  • ½ e lugës së gjellës me piper të kuq djegës
  • 1 limon (i shtrydhur)

Mënyra e përgatitjes

  • Përzieni të gjithë përbërësit në një blender. Ananasin mund ta shtrydhni në një shtrydhëse frutash veç, pastaj ta bashkoni me përbërësit e tjerë.
  • Pasi përzierja të jetë e njëtrajtshme, shurupi juaj natyral do jetë gati. Mund ta konsumoni kështu, ose mund ta kaloni ne një sitë e ta kulloni që të përfitoni vetëm lëngun.
  • Ruajeni në një kavanoz në frigorifer për dy ditë. Nëse do përdorni një enë hermetike, ju mund ta ruani shurupin deri në një javë.

Në qoftë se ja jepni këtë shurup kolle natyrale të bërë në shtëpi një fëmije nën 1 vjeç, mos e përfshini mjaltin. Nëse vazhdoni të jeni të ftohur apo të keni kollë edhe pas marrjes së këtij ilaçi natyral, konsultohuni me mjekun tuaj pë mjekime më të forta.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search