Sekrete për dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm

Ja disa sekrete për një buzëqeshje të mahnitshme, dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm

Arma më efikase e joshjes? Nuk është një trup sensual, as këmbë fantastike, por një buzëqeshje e bukur. E hapur, e gëzueshme, e sinqertë. Pastaj, nëse është edhe e shëndetshme dhe e bardhë, suksesi është i garantuar. Jo vetëm me meshkujt, por edhe me miqtë, fëmijët, madje edhe me të panjohurit. Me makijazhin e duhur, ju mund të nxirrni në pah bardhësinë e dhëmbëve, ose të fshihni një ngjyrë opake dhe të zbehtë.

dhembe

Këshilla e parë është të nxirrni në pah kontrastin kromatik qoftë me mishrat e dhëmbëve, qoftë me buzët. Që kjo të mund të ndodhë atëherë duhet të shmangni buzëkuqët në ngjyrë shumë të çelët, por edhe ato portokalli dhe me bazë të verdhë. Që dhëmbët të duken sa më të bardhë, zgjidhni ngjyrat e forta. Po nëse buzëqeshja nuk është e patëmetë? Lëvizja strategjike është ajo që të heqim vëmendjen nga pika e dobët duke e çuar atë drejt grimit të syve. Në këto raste parapëlqehen buzëkuqët pa shkëlqim me të njëjtën ngjyrë me buzët. Lexoni tani përgjigjet e pyetjeve tuaja.

A mund t’u zëmë besë trajtimeve të reja zbardhuese që kryhen në shtëpi, pa ndihmën e mjekut?
Po, por vetëm me një kusht, që të mos pretendoni nga këto produkte të njëjtën efektshmëri dhe të njëjtën kohëzgjatje si trajtimet profesionale. Vetë koha e aplikimit që është shumë e shkurtër, rreth 30 minuta, arrin një rezultat të mirë por kalimtar: në përgjithësi zgjat nga 6 muaj deri në një vit.

Për cilat probleme mund të përdoren me sukses?
Për zverdhjen e përgjithshme dhe të lehtë funksionojnë mirë. Nuk kanë rezultate të mira në rastet e vështira, kur dhëmbët janë të nxirë.

Çfarë duhet të kemi parasysh përpara se të fillojmë këto trajtime?
Si fillim duhet të merrni mendimin e dentistit tuaj. Bëhet fjalë për produkte që mund t’i përkeqësojnë problemet, si hiperndjeshmëria ndaj të ftohtët dhe të nxehtët. Duhet të tregoni kujdes edhe pas pastërtisë së kryer te mjeku me teknika dhe produkte gërryese. Trajtimet zbardhuese nuk funksionojnë në dhëmbët e nxirë.

dhembe2Për çfarë shërbejnë pastat zbardhuese?
Në të vërtetë janë produkte çnjollosëse. Kanë një fuqi gërryese që nuk e ndryshojnë ngjyrën, por mbajnë nën kontroll njollat e kafesë, të çajit ose të duhanit.

Meqë ra fjala te njollat: çaji, kafeja e ftohtë “ngjyrosin” më shumë apo më pak sesa kur janë të ftohtë?
Pijet e ftohta duhet të njollosin më pak, sepse e nxehta ka një fuqi më të madhe fiksuese.

A këshillohen barnat popullore (soda, limoni, sherbela) për të zbardhur dhëmbët?
Soda është gërryese dhe cënon pastërtinë e smaltit. Limoni është gërryes gjithashtu: nuk këshillohen. Sherbela është e freskët, nuk është edhe aq e efektshme.

Cilat duhet të përdorim, furçat tradicionale apo ato elektrike?
Furçat elektrike po bëhen shumë të përdorshme, funksionojnë shumë mirë, vetëm që mos përdorni shumë forcë te dhëmbët dhe te mishrat e dhëmbëve. Një studim amerikan ka vërtetuar që furçat elektrike pastrojnë po aq sa furçat e zakonshme nëse përdoren në mënyrë korrekte. Të parat e bëjnë operacionin më të lehtë, por nuk janë të domosdoshme për një higjienë të mirë orale.

Pra furça “normale” është ende një garanci e mirë për një buzëqeshje të bardhë e të shëndetshme?
Po, me një kusht, që të përdoret mirë. Ajo duhet të jetë me kokë të vogël, dhe qimet s’duhet të jenë shumë të forta, por as shumë të buta. Në fillim pastroni brendësinë e dhëmbëve, duke filluar nga mishrat e dhëmbëve drejt pjesës së jashtme. Më pas kaloni në pjesën e jashtme, duke filluar nga mishrat e dhëmbëve. Shmangni lëvizjet horizontale. Dhe së fundi, një higjienë e mirë orale kërkon të paktën 2 minuta dhe furça duhet të ndërrohet çdo muaj.

Sa dhe kur shërbejnë çamçakëzët me ksilitol, të cilët përdoren në vend të furçës dhe pastës së dhëmbëve?
Furça është e pazëvendësueshme. Në situata të veçanta, kur nuk keni mundësi ta përdorni, çamçakëzi është një alternativë e mirë.

fillEdhe fija ndërdhëmbore duhet të përdoret çdo ditë?
Po, të paktën dy herë në ditë. Mbeturinat që furça nuk arrin t’i heqë, fija ndërdhëmbore na lejon t’i eliminojmë dhe ngadalëson formimin e çmërseve të dhëmbëve.

Cila është mënyra korrekte për të përdorur fijen ndërdhëmbore?
Duke e futur midis dhëmbëve dhe duke e rrëshikur lehtë drejt mishrave, por jo me lëvizje të forta. Fijen lëvizeni nga poshtë lart, sikur të masazhoni bazën e dhëmbit, dhe përpiquni ta ndryshoni përkuljen. Në këtë mënyrë do të arrini të hiqni të gjitha mbeturinat e ushqimit pa rrezikuar të dëmtoni mishrat e dhëmbëve. Nëse në fillim ju del pak gjak, mos u shqetësoni. Shkoni te mjeku vetëm nëse shqetësimi vazhdon për disa ditë.

A është e vërtetë që disa pije janë po aq të dëshme për dhëmbët sa dhe disa ushqime?
Një konsum i tepërt i lëngjeve të agrumeve ose pijeve me gaz, sidomos nëse pihen esëll, mund të gërryejnë dhëmbët. Pijet me gaz përmbajnë acid ortofosforik, një substancë që mund të sulmojë ose dëmtojë smaltin. Kështu që do të ishte mirë që pas çdo pijeje në dukje jo të dëmshme t’i lani gjithmonë dhëmbët me furçë e me pastë.

A ka marifete të tjera për ta ruajtur bukurinë e dhëmbëve?
Hani frutat e duhura. Për shembull, molla, nëse hahet menjëherë pas vakteve, i pastron dhëmbët në mënyrë natyrale. Ose banania, e pasur me ksilitol është shumë e mirë kundër pllakave bakteriale. Në raste urgjence këto dy fruta mund të zëvendësojnë furçën dhe pastën e dhëmbëve.

cigareA u kanoset dhëmbëve ndonjë rrezik i padukshëm?

Të gjithë e dimë që tymi i cigareve i zverdh dhëmbët dhe e bën aromën e gojës shumë të keqe. Por të paktë janë ata që e dinë që mbajtja e filtrit të cigares midis dhëmbëve ndërsa thithet mund të shkaktojë dëme të dukshme. Kjo është një arsye e mirë për ta lënë cigaren përgjithmonë.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

spitali-amavita-logooo

Start typing and press Enter to search